Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që po e përcjell me vëmendje sa serbë po i binden vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’u pajisur me targa RKS, nuk po jep shenja se do t’i shtyjë serbët e Kosovës që t’i pranojnë ato.
Kosova dhe Serbia janë pajtuar që qarkullimi ndërmjet dy vendeve të bëhet me letërnjoftime, por s’ka pasur marrëveshje për targat.
Vuçiq ka debatuar me deputetë të opozitës në Kuvend, të cilët i kërkuan të japë dorëheqjen, pasi sipas tyre ka dështuar në lidhje me Kosovën. Gjatë fjalës së tij, Vuçiç u shpreh dorëheqjen do ta japë kur ta shikonte ai të arsyeshme, megjithatë u shpreh se e dinte fare mirë se ky do të ishte mandati i tij i fundit si kryetar shteti, shkruan Euronews Serbia.
Qeveria juaj ishte periudha më e errët e të gjitha qeverive serbe që nga viti 1918. Prishtina nuk e ka shpallur pavarësinë ilegale në kohën e Aleksandër VuçiÖit, por në kohën tuaj”, theksoi ai”, shpreh ai.
Pikë e vetme e rendit të ditës në këtë seancë, e cila ka filluar që nga dita e djeshme, është raporti i qeverisë serbe për negociatat e mbajtura me Kosovën përgjatë një viti, përkatësisht nga 15 qershori i vitit 2021 deri më 1 shtator të vitit 2022.