Putin: Ne do të mbrojmë rezolutën 1244 dhe sovranitetin e Serbisë

Moska është për ruajtjen e sovranitetit të Serbisë, tha presidenti rus Vladimir Putin në ceremoninë e dorëzimit të marrëveshjeve për ambasadorët e vendeve të huaja.

Udhëheqësi rus iu referua Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke premtuar se do t’u “sigurojë ndihmë miqve serbë në mbrojtjen e pavarësisë, si dhe të integritetit territorial dhe interesave shtetërore të vendit”. Ai njoftoi gjithashtu “thellimin e bashkëpunimit “ me Serbinë.

“Në kuadrin e së drejtës ndërkombëtare, duke u mbështetur mbi të gjitha në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje gjithëpërfshirëse për miqtë tanë serbë në ruajtjen e të drejtave dhe interesave legjitime të Serbisë, mbrojtjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të saj”, tha Putin.

Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së u miratua në qershor 1999. Dokumenti autorizonte një prani ndërkombëtare civile dhe ushtarake në Jugosllavi dhe gjithashtu themeloi Misionin e Organizatës për Administrimin e Përkohshëm në Kosovë.

Kujtojmë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 9 shtator kishte deklaruar se nuk do të ketë njohje të Kosovës. Paraprakisht, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka këshilluar Serbinë që të harrojë frazën “Kosova është Serbi”. Sipas diplomatit, edhe Kosova edhe Serbia janë Evropë.

Leave a Comment

Your email address will not be published.