I riu nga Algjeria, Murad Muhamed Ali (1.3.1969) në vitin 1999 u përgjigj me devotshmëri duke u radhitur në radhët e UÇK, së për t’u bërë pjesë e gurë themelit të lirisë së Kosovës.
Murad Ali ishte me prejardhje nga Algjeria. Pa dyshim, historia e luftës antikolonialiste e këtij vendi afrikan e kishte kultivuar te ai ndjenjën e fuqishme për të çmuar vlerën e lirisë së popujve, prandaj në këtë ndjenjë do të ketë pasur rrënjët edhe gatishmëria e tij për t’u flijuar për lirinë e një vendi të vogël, por me vuajtje të mëdha, siç ishte Kosova.
Ai ra në altarin e lirisë së Kosovës, më 5 maj 1999 te Rrasa e Koshares.
Flakët e luftës nuk lejuan që bashkëluftëtarët ta tërheqin trupin e Muradit nga vendi i rënies.