Kurti e Vuçiq takohen më 15 tetor, pritet të nënshkruajnë një marrëveshje

Pas takimit të 18 gushtit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pritet të takohen sërish në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Siç ka mësuar Gazeta10 nga burime ndërkombëtare, takimi i radhës ndërmjet krerëve të shtetit pritet të sjell edhe nënshkrimin e një marrëveshje e cila po sipas këtyre burimeve, tashmë u është dorëzuar të dy krerëve të shteteve.

“Dy ditë më vonë, me 15 tetor, Kurti dhe Vuçiq do të takohen në Bruksel. Ata pritet të nënshkruajnë një marrëveshje që tashmë u është dorëzuar nga Lajçak dhe dy këshilltarët e presidentëve gjerman dhe francez. Marrëveshja për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe një garanci për liberalizimin e vizave për Kosovën” thonë burimet ndërkombëtare.

Sipas tyre, nëse Kurti e refuzon një gjë të tillë, Kosova nuk do t’i marrë vizat për 5 vitet e ardhshme. Me 7 dhjetor 2022, është takimi i ministrave të Brendshëm të BE-së, ku pritet të merret vendimi përfundimtar për vizat në rast se gjithçka shkon sipas planit evropian.

Burimet thonë se të gjitha këto pika dhe marrëveshje janë pjesë e dokumentit tashmë të dorëzuar tek Kurti dhe Vuçiq.

Leave a Comment

Your email address will not be published.