Filmi dokumentar “Gjurmëve të Hasan Prishtinës” u shfaq premierë, sot, në ambientet e universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, vepër e gazetarit të RTSH-së, Genc Ymeraj.
“Është zgjedhur pikërisht ky vend, ky universitet me këtë emër sinjifikativ si vazhdues i denjë i veprës së Hasan Prishtinës”, tha ndër të tjera Mehmet Prishtina. drejtori ĺ fondacionit “Hasan Prishtina”.
Figura e tribunit Hasan Prishtina në këtë dokumentar ishte vënë në spikamë në hapësira të ndryshme të Ballkanit, ku kishte vepruar Hasan Prishtina, si; Prishtinë, Shkup, Selanik, Tiranë, Vlorë, Vushtrri, etj. duke sjellë pamje e të dhëna. Pra, autori Ymeraj kishte sjellë fakte e të dhëna të reja rreth kësaj figure shumë të nderuar të shqiptarëve.
Gjithashtu, në këtë rast u folën fjalë rreth filmit dokumentar dhe figurës së Hasan Prishtinës nga: Shemsi Syla, Shefqet Hoxha, Parim Kosova, Mehmet Prishtina, Xhafer Beqiraj, etj.
Filmi është realizuar në shenjë të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Me këtë rast, mbi rëndësinë historike dhe artistike të këtij dokumentari, foli studiuesi dhe themeluei i Fondacionit “Hasan Prishtina” , i cili ndër të tjera tha se përmasat e një figure historike gjithmonë tejkalojnë kornizat kohore, sepse çdo kohë përpos instrumenteve të perceptimit, ka edhe kontekstin historik, që ndryshe quhet edhe momentum.
“Në historinë e popullit shqiptar pati disa figura historike që patën momentumin e tyre, prandaj është kontribut i gazetarit inventiv Genz Ymeri, që me rastin e 110 vj. e Pavarësisë, të veçojë disa segmente nga jeta dhe vepra e Hasan Prishtinës, brenda dokumentarit “Gjurmëve të Hasan Prishtinës”, të cilat përbënin momentumin e këtij kolosi të kombit tonë. Tërësia e këtyre segmenteve që u sistemuan me një kujdes të posaçëm nga Genc Ymeri, sollën disa anë pak a shumë të panjohura të profilit të Hasan Prishtinës, që kësaj radhe ndriçohen nga disa bashkëbisedues kompetent të cilët mbi supe mbartin përvoja dhe dije që i shërbyen autorit të dokumentarit për ta ndërtuar fabulën e tij dokumentare.
Ajo çka e bën të veçant këtë film dokumentar, është sensi i autorit për të përzgjedhur njerëzit e duhur, të cilët vinin nga fusha të ndryshme dhe secili me njohuritë që posedonte, jepte një aspekt nga veprimtaria patriotike e Hasan Prihtinës. U intervistua shumë historian dhe hasanist në Shqiperi, Kosovë e Maqedonin të Veriut, e deri ne Selanik, me ç’rast profili njerëzor, politik e kombëtar i Hasan Prishtinës plotësohej me ngjyra të cilat nxirrnin në pah plasticitetin e një figure historike, i cili angazhimin e tij e kishte shpërnda në disa fusha, siç ishin mobilizimi politik, aktiviteti diplomatik, koordinimi i lëvizjes kryengritje shqiptare dhe fushëveprimi në përhapjen e diturisë dhe arsimit në hapësirën ku jetonin shqiptarët.
Është për t’u vlerësuar kontributi i historianëve, studiuesvet dhe veprimtarëve Skender Asani, Shefqet Hoxha, Hasan Bello, Xhavit Lashi, të cilët secili nga këndëvështrimi i tyre sollën detaje që e bënin më të plotë mozaikun e këtij dokumentari.
Për publikun që do ta shikoj për herë të parë këtë dokumentar, do të ketë edhe një sihariq që kësaj here në fotografinë familjare të Hasan Prishtinë vjen edhe një peronazh, siç ishte Elma Omer Prishtina, vajza e vëllait të Hasan Prishtinë, për të cilën Fondacioni “Hasan Prishtina” u përkujdes që varri i saj të rregullohet në mënyrën më të dinjitetshme.
Kenga labe “Flet sot Vlora dhe Kanina, mirësevjen Hasan Prishtina”, realizuar nga Ansambli virtuoz vlonjat, por edhe ceremonia e inaugurimit të shtatoreve të Hasan Prihtinës dhe Adem Jasharit, në Mushtisht të Suharekës, i dhanë këtij dokumentari notat solemne, gjetje këto të autorit të cilat u kompozuan shkëlqyeshëm në tërësinë fabulative të dokumentarit”, vuri në pah Mehmet Prishtina.