I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili po qëndron në Kosovë, të dielën ka vizituar Manastirin e Deçanit.
Kjo u bë e ditur nga vet Manastiri përmes faqes së tyre zyrtare në Twitter.
“Sot Zëvendësndihmës sekretari amerikan, Gabriel Escobar, e vizitoi Manastirin e Deçanit së bashku me Alyson Grunder, zëvendësshefe e Misionit në Amabasadën e ShBA-së në Prishtinë dhe kolegët e tyre. Ne jemi mirënjohës për angazhimin e vendosur të SHBA-së për mbrojtjen e të gjitha komuniteteve dhe trashëgimisë fetare në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Manastirit.
Kosovën, nesër (e hënë) pritet ta vizitojë edhe këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.
Vizita e Escobar e Chollet në Kosovë vjen në një kohë tensionesh në veriun e Kosovës.