Pas luftës pruso-franceze të vitit 1871 filloi të riaktualizohet përsëri kriza lindore. Kancelari prusian, Bizmarku, me qëllim që ta largojë Rusinë nga çështjet evropiane, me mjeshtëri e ktheu këtë perandori të madhe nga lindja, shkruan sot Koha Ditore.
Rezultatet e konfliktit pruso-francez, rrjedhimisht kishin ndryshuar ekuilibrin ushtarak dhe politik në Kontinentin e Vjetër, duke e rrënuar kështu përfundimisht Traktatin e Parisit të vitit 1856. Ndërkaq, Rusia cariste, duke mos u frikësuar më nga aleanca franko-britanike, filloi, që më 1871, të aktivizojë marinën ushtarake në Detin e Zi. Rusia, po ashtu, filloi t’i organizojë dhe t’i nxisë popujt nën Perandorinë Osmane për veprimtari destabilizuese deri në kryengritje.
Në të vërtetë, në Londër, më 13 mars 1871, ndërmjet Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Austro-Hungarisë, Rusisë, Perandorisë Osmane dhe Francës së mundur, u përpilua një Marrëveshje e re, me të cilën u reviduan disa pjesë të Marrëveshjes së 30 marsit të vitit 1856 në Paris. Memli Sh. Krasniqi.