“Z” famëkeqe ruse, përveç Ukrainës kërcënon edhe Kosovën

Bashkëpunëtorja shkencore në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington, Ivana Stradner ka shpërndarë në Twitter simbolet e agresionit rus në Ukrainë, të destinuara veçanërisht për Kosovën.

“Me sa duket, shenja ‘Z’ nuk është e lidhur më vetëm me agresionin rus në Ukrainë. ‘Telegram’ rus tani promovon një slogan të ri “Z për Kosovën”, ka shkruar Strander, transmeton Telegrafi.

Stradner, në një intervistë për REL, gjatë javës, tha se situata në veri të Kosovës, për dallim nga herët tjera, është më serioze dhe mund të përshkallëzohet për shkak të provokimeve shtesë, si nga Beogradi, ashtu edhe nga ndikimi rus.

Ajo thotë se NATO-ja duhet të përdorë retorikën që do t’ia bëjë të ditur Serbisë dhe Rusisë se “nuk është lodër”.

“Rusisë, për ta destabilizuar Perëndimin, nuk i duhet që t’i shtyjë tanket në Uashington ose Bruksel, por i mjafton që të krijojë vatra të reja, në mënyrë që pesha e përqendrimit të zhvendoset plotësisht në veprimet tjera. Dhe, këtu nuk bëhet fjalë vetëm për Kosovën”, thotë Stradner.

Leave a Comment

Your email address will not be published.