Shërbimet gjermane të sigurisë zbulojnë atentatin ndaj Lumir Abdixhikut dhe tre deputetëve të LDK-së

Një atentat ndaj kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku  dhe tre deputetëve të kësaj partie ishte planifikuar në Kosovë. Një zyrtar i lartë i kësaj partie në kushte anonimiteti i tha Telegrafit se Lumir Abdixhiku, Abdullah Hoti, Armend Zemaj dhe Arben Gashi, ishin pjesë e këtij planifikimi.

Burime të Gazetës10 theksojnë se kërcënimi është denoncuar nga organet gjermane të sigurisë, të cilat kanë rënë në gjurmë të një përgjimi ku flitet për një atentat direkt ndaj kryetarit të LDK-së dhe deputetëve të kësaj partie.

Burimet kanë bërë të ditur po ashtu, se organet e Gjermanisë kanë njoftuar për këtë rast edhe Policinë e Kosovës.
Nga Policia kanë thënë se kanë marrë masat e nevojshme lidhur me këtë rast.

Nënkryetari i kësaj partie, Kujtim Shala ka thënë për RTV Dukagjinin, se sot është pranuar një informacion i kësaj natyre.
“Mund të konfirmojë se ka pasur një lloj planifikimi në Kosovë dhe disa vende të BE-së dhe jashtë territorit të Evropës. Individët kanë rënë pre e përgjimeve të një vendi të BE-së. Nga ajo që na është thënë ka patur një plan të strukturuar për atentat ndaj Abdixhikut dhe tre deputetëve të LDK-së”.

Shala thotë se atentati është planifikuar për arsye politike.

Nënkryetari i LDK-së thotë se në plan për atentat janë të përfshira dy organizata.

“Njëra organizatë pretendohet se vepron në Kosova derisa tjetra jashtë Kosovës. Ajo që vepron jashtë Kosovës ka marrë përsipër të financojë ekzekutimin e këtij plani”, deklaroi tutje Shala.

Një zyrtar i lartë i kësaj partie në kushte anonimiteti i tha Telegrafit se Lumir Abdixhiku, Abdullah Hoti, Armend Zemaj dhe Arben Gashi, ishin pjesë e këtij planifikimi.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published.