Është krejtësisht e paarsyeshme të bësh presion mbi një lider popullor, vërtet evropianist dhe socialdemokrat siç është kryeministri Albin Kurti, për të përmbushur kërkesat e padrejta të Beogradit. Në vend të kësaj, duhet të bëhet presion ndërkombëtar ndaj qeverisë së Serbisë për të njohur shtetësinë e Kosovës.
Nga Gent Carrabregu
Ndërkohë që procesi i negociatave për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë po hyn në një fazë kritike, bashkësia ndërkombëtare duhet të mendojë dy herë para se të përpiqet t’i fusë shoqatat etnokratike në fyt lidershipit të Kosovës. Është krejtësisht e paarsyeshme të bësh presion mbi një lider popullor, vërtet evropianist dhe socialdemokrat siç është kryeministri Albin Kurti, për të përmbushur kërkesat e padrejta të Beogradit. Në vend të kësaj, duhet të bëhet presion ndërkombëtar ndaj qeverisë së Serbisë për të njohur shtetësinë e Kosovës. Kjo është e vetmja rrugë e qëndrueshme drejt paqes afatgjatë në Ballkan.