Rada Trajkoviq, kryetare e Lëvizjes Evropiane të Serbëve të Kosovës dhe këshilltare e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiq e përdori mafien për të integruar me forcë serbët nga veriu i Kosovës në institucionet e Prishtinës.
Sipas saj, Vuçiq nuk ka vendosur që serbët të tërhiqen nga institucionet e Kosovës për shkak të interesave serbe, por sepse mafia nuk mund të përfitonte më.
Kur është fjala për negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Trajkoviq në një intervistë për “Nova.rs” thekson se prioritet i parë duhet të jetë qetësimi i situatës së sigurisë.
Duke folur për situatën në Kosovë, ajo ka thënë se pozita e serbëve është e rrezikuar pasi, siç thotë ajo, me marrëveshjen e Brukselit presidenti serb Aleksandar Vuçiq është “integruar me mafian”.