Është rritur në mënyrë të frikshme bilanci i viktimave nga tërmeti që shkatërroi Turqinë jugore dhe Sirinë veriperëndimore të hënën e kaluar.
Nga të dhënat e përditësuara paraditen e sotme mësohet se janë të paktën 40.943 të vdekur, nga të cilët në Turqi janë të paktën 31,643.
Këtyre iu shtohet numri i rreth 9300 viktimave në Siri të njoftuar dje nga menaxheri rajonal i emergjencave të OBSH-së, Rick Brennan.