Grenell: Faleminderit Vuçiqit dhe popullit të Sërbisë për dekoratën e “Urdhërit të flamurit sërb të kategorisë së parë”

Ish i dërguari special i Uashingtonit për dialog Riçard Grenell ka falenderuar presidentin e Sërbisë Aleksandar me rastin e urdhërit me të cilën është dekoruar sot.

Grenell është dekoruar me Urdhërin e flamurit sërb të kategorisë së parë.

“Faleminderit presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq, qeverinë dhe gjithë popullin e Sërbisë për këtë vlerësim të madh. Sot u nderova me dekoratën më të lartë të flamurit sërb të kategorisë së parë”, nënvizon Grenell na Tviter.

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka theksuar sot se ka marrë vendim që dekorimin t’ia dorëzojë ish të dërguarit special të presidentit amerikan, Riçard Grenell, bazuar në angazhimin e tij për Serbinë.

Vuçiq, i pyetur nëse qeveria e paguan Grenellin dhe cilat janë meritat e tij që meriton dekorim nga shteti i Serbisë, tha se mendon se qeveria nuk e paguan.

“Nuk e kam idenë, nuk jam në qeveri. E di që ju e keni mashtruar publikun kur thatë se kam paguar Blerin, Shrëderin, Gusenbauerin, Klintonët. Besoj se po e bëni edhe këtë herë”, iu përgjigj Vuçiq në pyetjen e gazetarit të N1.

Vuçiq ka theksuar se vendimi për dhënien e dekorimit Grenellit është marrë nga ai personalisht dhe se nuk ka lidhje me qeverinë.

“Kjo nuk ka të bëjë fare me vendimin e qeverisë, por me vendimin tim. Mendoj se ai është një nga njerëzit e paktë nga SHBA-të që ka një qasje të balancuar ndaj Kosovës, sigurisht që qëndrimi i tij nuk është krejtësisht i ndryshëm nga administrata amerikane, por ai ishte gjithmonë i gatshëm të dëgjojë palën serbe. Ai mbrojti ardhjen e investimeve amerikane në Serbi, fondet e investimeve, avokonte për paqen, avokonte për Serbinë. Për mua kjo ishte e mjaftueshme për të marrë një vendim për dakorim”, theksoi Vuçiq.

Vuçiq ka theksuar se për të nuk janë të rëndësishme paratë, por kontributi i dikujt për përparimin e Serbisë.

“Shtetet shpesh krijohen përmes aventurës dhe një shtet i krijuar dikur nuk e toleron më aventurizmin dhe askush nuk duhet të luajë me shtetin, duhet të jemi seriozë për të ruajtur shtetin dhe popullin”, ka përsëritur Vuçiq gjatë fjalimit në Akademinë “Shënim i princit” në Kragujevac, me rastin e festimit të Ditës së Shtetësisë.

Leave a Comment

Your email address will not be published.