15 vite më parë, në një sallë të mbushur plot, nga e cila ishin drejtuar sytë e miliona shqiptarëve në çdo cep të trojeve shqiptare por edhe të globit, u shqiptuan fjalë që bartnin ëndrra dhe sakrifice heronjsh nder shekuj: Kosova, shtet i pavarur dhe demokratik! Si për t’u mishëruar sakrificat që s’dolën sot në atë sallë, që është i Kuvendi i Kosovës mungon ai që e shqiptoi atë deklaratë dhe 3 të tjerë, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli. Ishte ora 15:34 e 17 gushtit 2008 kur komandanti Hashim Thaçi, atë ditë Kryeministër, siç e tha vete ‘duke ndjerë rrahjet e zemrave të stërgjyshërve’ bëri një ëndërr realitet duke zhbëre padrejtësinë e madhe që i ishte bërë një kombi.
Kuvendi i Kosovës, mbajti një seancë solemne, ku nisi me himnin e Kosovës, me atë të BE-së, si edhe me “Baresha”, të Nexhmije Pagarushës. Në fjalën e saj, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pati një mesazh për politikën, ku tha se pavarësisht ndasive politike, në këtë drejtim duhet të bëhen të gjithë bashkë. Osmani, theksoi se është e nderuar që sot nga foltorja e Kuvendit i uron qytetarët për shtetësinë e vendit. Ajo ka përmendur ata të cilët kanë luftuar e dhënë kontributin e tyre për Kosovën që është sot.Ka përmendur presidentin historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugovën, komandantin legjendar Adem Jasharin, por jo edhe krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë.
“Jam e nderuar që sot në ditëlindjen 15’të të Kosovës sonë të mund të ju drejtohem nga foltorja e Kuvendit. Më lejoni ta përgëzojë secilin qytetarë për kontributin në ndërtimin e shtetit tonë të përbashkët. Ta kujtojmë pijetarin e shtetësisë sonë, presidentin historik dr. Ibrahim Rugovën,. T’i kujtojmë bijtë e bijat tona të cilët të rreshtuar në UCK sakrifikuan jetën e tyre. Komandantin historik, Adem Jasharin. T’i kujtojmë përfaqësuesit e institucioneve të pavarura që kontribuuan për këto 15 vite në shtet ndërtim,”- ka deklaruar Vjosa Osmani. Megjithatë, ndonëse Osmani nuk i përmendi, UÇK “ishte” në Kuvend. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, Vendosi në foltore të Kuvendit emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Njëjtë, si Osmani, edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca përmendi sakrificën e UÇK-së, por jo ish luftëtarët që gjenden në Hagë.
“Trungu ynë u ujit me gjakun e UÇK-së, e cila zhvilloi lutë të drejtë dhe mbrojtëse. Kjo ishte lufte e domosdoshme e popullit tonë, e cila u kurorëzuar me pavarësinë e Republikës së Kosovës”, ka thënë Konjufca.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e përqendroi fjalimin e tij me nota mirënjohjeje dhe falënderimi për ndërkombëtarët që e kanë mbështetur Kosovës në rrugëtimin e saj për liri.
“Mirënjohje dhe respekt për aleatët tanë e ndihmuan popullin tonë nga shtypja drejt lirisë. Gëzuar 17 shkurti dhe urime 15 vjetori i pavarësisë së Kosovës.”- tha ndër të tjera Kurti.
Në seancë, ishte i pranishëm edhe presidenti Shqiptar, Bajram Begaj i cili theksoi se Kosova është një shtet i pavarur, pavarësisht se si vepron Serbia.
“Kosova është shtet i lirë e i pavarur, sido që të veprojë Serbia. Qeveria serbe nuk është distancuar nga agresori dhe as ka ndaluar aktivitetin e saj kundër njohjes së republikës së Kosovës”, tha Begaj.
Dita nisi me një mbledhje festive të Qeverisë në orën 08:00 të mëngjesit dhe u pasua me ngritje solemne të flamurit të Kosovës. Më pas u bën homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, te Adem Demaçi dhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”. Pas përfundimit të seancës solemne, mabhet një parakalim i i trupave të FSK-së dhe Policisë së Kosovës në sheshin e kryeqytetit.
Kremtimet e Ditës së Pavarësisë do të përfundojnë me një koncert përmbyllës.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë një mesazh emocionues në 15-vjetorin shtetit sovran të Kosovës. Osmani thotë se kjo datë na kujton sakrificën që u dha për të qenë Kosova e pavarur. Për këtë, Osmani dhe krerët e shtetit të Kosovës por edhe homologu i saj shqiptar Begaj, kanë shkuar të nderojnë figurat dhe monumentet simbol të Republikës së Kosovës.
Osmani kujton me nderim të madh, familjen e Adem Jasharit, ish presidentin historik Ibrahim Rugova si dhe në monumentin e të pagjetura, për të kujtuar se plagët e thella janë ende prezent. Por përtej këtij sfondi, Osmani shprehet 17 shkurti është edhe ditë shprese, që Kosova të jetë pjesë e familjes euroatlantike, atje ku i takon të jetë.
“Në këtë 15 vjetori të pavarësisë së republikës sonë kujtojmë sakrificën që dhanë më të shtrenjtën, jetën e tyre që Kosova të ishte e pavarur.
Jemi këtu me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit por edhe me delegacionet për të nderuar sakrificën e familjes Jashari trimërinë dhe guximin e tyre të cilën u vunë themelet e vendit tonë. Pak më herët nderuam edhe ish presidentin Ibrahim Rugova, arkitektin e shtetit të Kosovës. Bëmë nderime dhe në monumentin e të pagjeturve, për të kujtuar që plagët janë akoma të thella, bëjmë përpjekje çdo ditë për të gjetur të dashurit tanë.
Sot është ditë shprese, p[re shkak se Kosova jo vetëm që është vendi me më të rinjtë për nga mosha por e ka dhe rrugën e qartë përpara, ajo rrugë është rruga euroatlantike dhe Kosova e ka aty vendin.”- u shpreh Vjosa Osmani.
Edhe presidenti Begaj uroi 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
“Kënaqësi të jem këtu në 15 vite Pavarësi të Kosovës. Rrugëtimi ynë është përpara, në rrugëtimin euroatlantik.”- tha Begaj.
Kryeministri Kurti nga ceremonia e nderimeve të figurave të shquara të shtetit të Kosovës, u shpreh se rruga për të ecur përpara e ka në mendje dhe në kujtesë çmimin e lartë që është paguar për të arrirë pavarësinë e shtetit sovran të Kosovës.
“Teksa festojmë, kujtojmë me mall e krenari ata të cilët vetë mohuan dhe sakrifikuan dhe dhanë jetën për lirinë e vendit. Ardhja jonë këtu, në këtë ditë kaq të rëndësishme tregon që rruga jonë përpara, e ka në mendje dhe në kujtesë çmimin e lartë që kemi paguar për ta pasur pavarësinë. Gëzuar!”- tha Kurti.