Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është intervistuar nga Prokuroria Speciale lidhur me zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.
Këtë e ka konfirmuar këshilltarja e ministres Berita Abazi. Ajo ka thënë se Haxhiu është intervistuar më 18 janar.
“Jo nuk është intervistuar sot, por me datë 18 janar, ashtu siç edhe ka njoftuar në medie me herët. Kryeprokurori i është referuar këtij intervistimi”, ka thënë ajo dhe ka shtuar se Haxhiu është e gatshme të japë dëshmi sa herë që i kërkohet nga institucionet.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, të enjten (16 shkurt) ka deklaruar se ekzistojnë audioincizime dhe videoincizime që tregojnë se kush i ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit. Ai do të intervistohet të martën nga Prokuroria.