75 milionë euro për Kosovën nga programi IPA 2023, i dedikohen adresimit të krizës energjetike

Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2023, në vlerë prej 75 milionë euro të cilat do të shkojnë në fushën e energjisë.

Bislimi në një deklaratë për gazetarë tha se këtë vit marrëveshja financiare ndërmjet Kosovës dhe BE-së i është dedikuar financimit në fushën e energjisë, raporton Telegrafi.

“Kosova përfiton 75 milionë euro nga ky program dhe këto do të ndihmojnë në adresimin e ndikimit të krizës energjetike…  Marrëveshja hyn në fuqi sot, në ditën e nënshkrimit dhe menjëherë do të bëjmë kërkesë për disbursim të 90 për qind të fondeve të parapara me këtë marrëveshje, pra për 67.5 milionë euro të cilat do të disbursohen shumë shpejt në buxhetin e shtetit tonë”, tha zv/kryeminsitri.
Ai bëri të ditur se pjesa tjetër, prej 7.5 milionë eurove do të disbursohet vitin e ardhshëm pas plotësimit të kushteve të caktuar në marrëveshjen financiare.

Leave a Comment

Your email address will not be published.