Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë Forumit Ekonomik në Shkup ka folur për arsyen se pse mendon që shefi i Bashkimit për Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell e ka zgjedhur Maqedoninë e Veriut si lokacion për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë në mes Kosovës dhe Serbisë.
Kurti përmendi Kumanovën si vendin ku u nënshkrua kapitullimi i Jugosllavisë së Millosheviqit dhe mendon që këto elemente simbolike kanë ndikuar në përzgjedhjen që e ka bërë Borrelli.
Po ashtu ai ka përmendur edhe progresin e Maqedonisë së Veriut në sundimin e ligjit dhe integrimeve evropiane.
Ai ka folur edhe për sukseset e tij që thotë t’i ketë arritur në qeverisje. Po ashtu foli edhe për një forum biznesi që sipas tij planifikohet të organizohet në mes Kosovës dhe Serbisë.