Një krim i rëndë ka tronditur Tiranën ditën e sotme, ku në zonën e Paskuqanit, Dan Hutra, ka qëlluar me breshëri kallashnikovi ndaj familjarëve të ish bashkëjetueses së tij duke lënë të vdekur 2 persona dhe duke plagosur 2 të tjerë të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Traumës ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. 40 vjeçari ka plagosur me armë Elena Hysën 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysën, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesen e tij dhe nënën e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri, Mevlute Hysën 30 vjeçe, (motrën e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafkun 30 vjeçe, (të fejuarën e vëllait të ish-bashkëjetueses).
“Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:30, në rrugën “Rustem Haklaj”, në Kodër-Kamzë, shtetasi Dan Hutra, rreth 40 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses). Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij. Do të ndajmë me publikun foton e autorit të dyshuar dhe mirëpresim çdo informacion për vendndodhjen e tij. Autori i dyshuar është arrestuar për dhunë në familje në datën 16.06.2022, dhe është liruar me datë 16.02.2023. Më parë, ai ka qenë i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2007, në Kukës”, thotë policia.
Ndërkohë një fqinje tha për mediat se autori ka qenë i dhunshëm ndaj ish-gruaja është ndarë nga ai.
Fqinja tha se ish gruaja e autorit është shtatzënë.
“Vajza është shtatzënë, 6-7 muajshe. Nuk di asgjë çfarë ka ndodhur.
“Për atë konflikt iku erdhi tek baba, ishte i dhunshëm. Nuk di asgjë, erdha e pashë kur lindi. Goca ishte shumë e urtë, gjynah t’i biesh në qafë”, tha ajo.