Tirana mikëpritëse e samitit të Procesit të Berlinit në tetor

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet për një vizitë në Berlin është pritur me një ceremoni zyrtare nga kancelari Olaf Scholz.

Kancelari gjerman Olfa Scholz ka zbuluar se në datën 16 Tetor, në Trianë do të mbahet samiti i Procesit të Berlinit.
Jam i gëzuar që mirëpres kryeminsitrin Rama, ballkani Perëndimor dhe integrimit I tij janë shumë të rëndëishme për mua.

Ballkani perëndimor është pjesë e Evropës dhe pjesë e familjes europiane. Gëzohem që ti re dakord të ftosh në tetor samitin e ardhshmë të procest të Berlinit.

Përgatitjet për këtë kanë filluar, më 16 16 tetor do të zhvillohet samiti për herë të parë në kryeqytetin e një shteti të Ballkanit Perëndimor “ u shpreh Scholz.

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat se bashku me kancelarin gjerman tha se është i lumtur që Tirana është zgjedhur si vendi për të zhvilluar samitin e procesit të Berlinit.

‘Gjermani do të mbështesë vijimësisht Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor në këtë periudhë kaq të rëndësishme për ne dhe për vet Europën. Në jemi mirënjohës, jo vetëm unë por të gjithë liderët e rajonit që këtë vit samiti i procesit të Berlinit spostohet në Rajon për herë të parë. Jam i lumtur që Tirana është zgjedhur si vend i zhvillimit të këtij samiti. Do të jetë një samit që do të vazhdojë thellimin  procesit të trajtohej sigurisht bilancin e arritjeve të këtij procesi dhe objektivat për tu arritur më tutje si dhe do të fuqizoje bashkëpunimin në rajon edhe më shumë. Bashkëpunimi rajonal është e vetmja rrugë që ne kemi dhe në këtë rrugë jemi me fat se Gjermania është një bashkudhëtar i vëmendshëm dhe i përfshirë drejtpërdrejt. Kemi diskutuar edhe për aspekte të jetës ekonomike për disa element të rëndësishëm të konvergjencës e standardeve të jetesës dhe domosdoshmërisë që BE të hedhë një lajm në funksion të fuqizimit të mekanizmave që do ta bëjnë këtë konvergjencë të realizueshme. Kemi folur edhe për procesin e Integrimit dhe kemi diskutuar sesi Gjermania mund të na ndihmojë edhe në angazhimin e burimeve njerëzore për gjithë atë makineri e duhet ngritur në funksion të përgatitjes së ligjeve. Kemi diskutuar edhe për Rajonin. Ne mbështesim planin e paqes dhe normalizimit me Kosovës dhe Serbisë. Është një plan shumë përmbajtjesor dhe realist i cili sjellë normalizimin e nevojshëm dhe të shumë pritur që duhet ta trajtojnë të dyja palët. Në Tiranë do të kemi mundësi edhe të deklarojmë marrëveshje përfundimtare për çeljen e kolegjit Evropian të Burzhit.’- tha Rama.

Leave a Comment

Your email address will not be published.