16 vjet nga përfundimi i bisedimeve për statusin final të Kosovës

The Secretary-General’s Special Envoy for Kosovo’s future status process Martti Ahtisaari officially presents his proposal on Kosovo future status to the Team of Unity, at Assembly Building in Prishtina.

Sot 16 vjet më parë përfunduan bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës mes shqiptarëve dhe serbëve pa marrëveshje në Vjenë.

Më 10 mars të vitit 2007 të pranishëm ishin krerët e Kosovës: Fatmir Sejdiu, Agim Çeku, Kolë Berisha dhe nga pala serbe, Boris Tadiq, Vojislav Kostunica, si dhe i dërguari i OKB-së për statusin, Martti Ahtisaari.

Ahtissari shprehu në atë kohë keqardhje që nuk është arritur asnjë marrëveshje. Ai edhe njoftoi se dokumenti përfundimtar për statusin e Kosovës do t’i dërgohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së në fund të këtij muaji, shkruan KP-ja.

Albert Rohan, bashkëpunëtor i Martti Ahtisaarit, i dorëzon OKB-së propozimin e Ahtisaarit për statusin e Kosovës më 15 mars 2007. Plani direkt propozon pavarësi për Kosovën.

Leave a Comment

Your email address will not be published.