Ali Ahmeti në takim me Kryeministrin Kurti para fillimit të takimeve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka takuar kryetarin e BDI-së ,Ali Ahmeti, me të cilin kanë biseduar rreth takimeve të ditet së sotme.

Janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e takimeve që do të zhvillohen sot në Ohër, duke filluar nga ora 10:00, ku Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, bashkë me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak do t’i presin Kurtin e Vuçiqin në takime ndaras, para se të zhvillohet takimi trepalësh.

Siç raportohet presidenti serb Vuçiq pritet të mbërrijë në secilin moment në Ohër pasi ai është nisur sot nga Beogradi.

Në shoqërimin e Kurtit është parë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.
Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nisur në drejtim të Rezidencës Shtetërore për takimin me presidentin Aleksandar Vuçiq, të dërguarin e posaçëm të Bashkimi Evropian, Miroslav Lajçak si dhe shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

Në këto momente, rruga që të çon drejt hotelit Inex Oglica në Ohër, ku pritet të zhvillohet takimi Kurti-Vuçiq-Borrell, është e ngarkuar.

Arsyeja e ngarkesës janë kontrollet e rrepta të sigurisë për çdo veturë a person që mësynë këtë zonë. Mbledhja e delegacioneve do të nisë në orën 10:00, kurse takimet bilaterale do të nisin nga ora 10:30.
Me të prëfunduar takimet dypalëshe do të pasojë takimi i përbashkët trilateral, pas së cilit do të ketë edhe konferencë për media.

Koha e saktë e takimit të përbashkët dhe e konferencës nuk dihet, pasi gjithçka varet nga kohëzgjatja e takimeve të para bilaterale.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published.