Sipas Borrellit, Kurti ka pranuar themelimin e “Zajednicës” dhe formalizmin e statusit të Kishës Ortodokse Serbe

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell në një adresim për media ka dhënë detaje për diskutimet maratonike që kishte sot në Ohër me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. 

Borrell ka thënë se ka dakordim sonte dhe se palët janë pajtuar për aneksin e zbatimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Borrell ka thënë se si pjesë e këtij aneksi, palët janë pajtuar që të zbatojnë të gjitha nenet e marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian, përfshirë edhe Nenin 11 që i referohet Asociacionit të komunave me shumicë serbe, apo Zajednicës siç i referohej dikur kryeministri Kurti.

“Kam kënaqësinë të them se pas 12 orësh kemi një marrëveshje dhe pajtim. Mund të deklaroj se Kosova dhe Serbia janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre. Si pjesë e këtij aneksi palët janë pajtuar që të zbatojnë të gjitha nenet e marrëveshjes”, është shprehur ai.

, Borrell ka folur për nenin 7, duke thënë se Kosova është pajtuar të fillojë menjëherë përgatitjet për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetëmenaxhimit të komunitetit serb

“Për nenin 7 – Kosova është pajtuar që të fillojë menjëherë, dhe kur them menjëherë, them menjëherë, negocimin për të vendosur aranzhimet dhe përgatitje për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetëmenaxhimit të komunitetit serb”, ka thënë Borrell ndër të tjera.

Leave a Comment

Your email address will not be published.