Del në shitje banka në Zvicër, shqetësime në filialet europiane

Aksionet e bankës Credit Suisse në Zvicër janë në pikiatë, ndërsa po diskutohet shitja e saj. Kjo lëvizje vjen pak ditë pas falimentimit të 2 bankave në SHBA.

Banka më e madhe e Zvicrës, UBS, është në bisedime për të blerë plotësisht, apo pjesërisht, bankën rivale Credit Suisse, e cila së fundi po përballet me telashe financiare.

Vlera e aksioneve të Credit Suisse ka rënë ndjeshëm ditëve të fundit, me deficite ne raportet financiare. Shqetësimet e tanishme janë se kjo bankë, mund t’iu bjerë edhe më shumë vlera, situtatë kjo që krijon ide për krizë më të madhe financiare.

Qeveria zvicerane e ka mbajtur të shtunën një takim urgjent, mirëpo nuk është bërë e ditur se çfarë është diskutuar aty. Reuters ka raportuar se UBS besohet t’i ketë kërkuar Qeverisë zvicerane që ta ndihmojë me 6 miliardë dollarë, nëse vendosë të blejë bankën Credit Suisse. Secila marrëveshje e ngjashme mund të rezultojë me humbje të shumë vendeve të punës.

Kjo lëvizje vjen disa ditë pas falimentimit të dy bankave në Shtetet e Bashkuara. Credit Suiise njihet si bankë globale e investimeve dhe menaxhon asetet e klientëve shumë të pasur. Ajo është një prej 30 bankave në botë që konsiderohen tejet të mëdha për të dështuar, sepse janë të një rëndësie të madhe për sistemin bankar ndërkombëtar.

Në fund të vitit të kaluar Credit Suisse ka pasur 50 mijë punonjës, nga të cilët 17 mijë në Zvicër.

Leave a Comment

Your email address will not be published.