Raporti i DASH-it kritikon Serbinë për diskriminimin institucional ndaj shqiptarëve të Luginës

                           Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Faton Bislimi, ka reaguar ndaj publikimit të Raportit të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve për Praktikat e të Drejtave të Njeriut 2022.

Bislimi ka treguar se në këtë raport, Serbia kritikohet ashpër për diskriminimin e vazhdueshëm shtetëror ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Në faqet 30-32 të raportit, theksohet se “shqiptarët etnikë ishin subjekt i diskriminimit dhe papunësisë”, dhe se “aplikimi i këtij ligji për të targetuar shqiptarët nënkupton spastrim etnik përmes masave administrative”.

“Shqiptarët etnikë ishin subjekt i diskriminimit dhe papunësisë… Qeveria padrejtësisht i bëri shqiptarët subjekt të pasivizimit për të zvogëluar numrin e shqiptarëve etnikë që jetojnë në Serbi,” thuhet në Raport.

Bislimi ka bërë të ditur se ky është vetëm fillimi i punës për të mbrojtur të drejtat e vëllezërve dhe motrave në Luginën e Preshevës, dhe se Ligja Qytetare Shqiptaro-Amerikane do të vijojë të kontribuojë për të arritur këtë qëllim.

“Sot, Departamenti i Shtetit të SHBA-ve ka publikuar Raportin për Praktikat e të Drejtave të Njeriut 2022. Në Raportin për Serbinë, në seksionin me titull “Dhuna dhe Diskriminimi Sistemik Racor apo Etnik” (faqe 30-32), raporti godet ashpër Serbinë për diskriminimin e vazhdueshëm shtetnor e institucional ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
“Shqiptarët etnikë ishin subjekt i diskriminimit dhe papunësisë… Qeveria padrejtësisht i bëri shqiptarët subjekt të pasivizimit për të zvogëluar numrin e shqiptarëve etnikë që jetojnë në Serbi,” thuhet në Raport.

“Aplikimi i këtij ligji per të targetuar shqiptarët nënkupton spastrim etnik përmes masave administrative,” siç është potencuar edhe në raportin e Komisionit të Helsinkit të Serbisë, vazhdon tutje Raporti, duke potencuar se “autoritetet serbe duhet ndaluar të gjitha praktikat diskriminuese ndaj minoriteteve etnike,” përfshirë këtu edhe “gjuhën fyese e të urrejtjes,” kryesisht të përdorur publikisht nga zyrtarët shtetëror serb si Vulini psh. “Ende s’keni parë gjë akoma”!

Puna jonë për Luginën e Preshevës përmes kontributit të paçmuar e të pazëvendësueshëm të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane do vazhdojë deri në realizimin e plotë të të drejtave të vëllezërve e motrave tona në Luginë!”, shkruan ai.

Leave a Comment

Your email address will not be published.