Kodrat e gjelbra në territorin e gjerë të Ukrainës, nuk shihen shpesh, por brenda tyre fshihet një nga misteret ende të pazgjidhura të historisë.
Ky mister i shtrirë në një gjatësi prej një mijë milje, përshkon thuajse të gjithë territorin e Ukrainës, i ndërprerë në disa zonë, por edhe me një reliev të veçantë. Ky është ‘Muri i Gjarprit’.
Teoritë e ndërtimit janë të ndryshme. Disa pretendojnë se ato janë fortifikime romake të ndërtuara për të mbajtur larg fiset lindore.
Të tjerë pretendojnë se, ky mur ka qenë një fortifikim për të mbrojtur ‘Rusët e Kievit’ nga agresioni i vendeve perëndimore.
E në ato raste kur nuk ka prova shkencore, hapësira për ndërtimin e teorive konspirative është e pafundme.