Ditmire Shehu e BDI-së e çoi në këmbë KSHZ-në, “O do shkruhet edhe shqip o s’ka”

Nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu nga radhët e BDI-së, sot e çoi gjithë KSHZ-në në këmbë duke mos u tërhequr për barazinë dygjuhësore në çertifikatën e presidentit të ri, Stevo Pendarovskit.

Këmbëngulsia e saj rrëzoi për toke të gjithë kundërshtarët maqedonas të cilët edhe pse ligji e mundëson që gjuha shqipe të shkruhet ata vazhdonin kundër ku u përballen me Ditmire Shehun e cila nuk lejoi që të nëpërkëmbet gjuha shqipe dhe vendimi i saj shkoi deri në fund.

Siç mësohet Ditmire Shehu ka kërcënuar me largimin e gjithë stafit shqiptar nga KSHZ-ja, dhe do ta prish seancën nëse nuk respektohet gjuha shqipe, ku pas kërcënimeve nga Shehu, disa orë para dorzimit të çertifikatës për Presidentin e ri të shtetit Stevo Pendarovski, përfaqësuesit maqedonas në KSHZ janë pajtuar që ky dokument të jepet edhe në gjuhën shqipe, ashtu si parashihet edhe në ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Leave a Comment

Your email address will not be published.