Amerika nderon familjen Gaxherri për kontributin në Tivar

Me iniciativën e senatorit amerikan, Lindsey Graham,  flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës  ka valuar në Capitol Hill në shenjë respekti për Hysen Gaxherrin, i mbijetuar i masakrës së Tivarit si dhe në kujtim të viktimave shqiptare të kësaj masakre.

Flamuri i Amerikës që bart mirënjohjen në të cilën përmendet kontibuti i Gaxherrit në shërbimin kundër komunizmit në Tivar më 1945 është vendosur atje më 29 prill.

Ky simbol tashmë ka përfunduar në duart e nipit të Hysenit, Arian Gaxherrit e që është djali i deputetes Besa Gaxherri i cilo si i vogël kishte dëgjuar përjetimet e gjyshit në Tivar.

Sivjet janë bërë 74 vjet nga kjo masakër, ku u vranë 3 mijë e 447 burra e djem të Kosovës, ndërsa rreth 600 vetë të tjerë u zhdukën, njofton Klan Kosova.

Leave a Comment

Your email address will not be published.