Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajredin Kuçi ia ka ngatërruar emrin kryetarit të partisë së tij, Kadri Veselit.
Kuçi në Konventën zgjedhore të PDK-së në Prishtinë, shefin e tij e quajti Hashim Veseli.
“Prishtina për ne do të jetë pikë orientim për zgjedhjet e ardhshme, edhe lokale dhe nacionale. Kryetari Veseli dhe kryeministri Hashim Veseli do të jetë më i fortë kur do ta ketë edhe Prishtinën në mbështetje të saj. Nuk mund ta qeverisim Kosovën vazhdueshëm, pa e qeverisur Prishtinën dhe pa i dhënë fuqi edhe asaj”, tha ai këtë të diel.
Kuçi ndër të tjerash e lartësoi rolin e PDK-së në Kosovë. “PDK është sikur Prishtina. Prishtina është kryeqyteti i Kosovës, PDK është kryepartia, kryefjala e partive politike në Kosovë”, u shpreh ai.