Shumë komentues serbë e kanë gozhduar ambasadorin amerikan në Serbi, Kyle Scott pas deklaratave të këtij të fundit se si një kriminel serb udhohoqi paradën ushtarake për ditën e 9 majit.
“Ti ke mbetë të na tregosh se kush është kriminel”, ka shkruar njëri nga komentuesit, duke e akuzuar njëkohësisht SHBA-në, se kanë shkatërruar shumë shtete përmes ndërhyrjeve ushtarake”, shkruan një serb.
“Është trup që jus i ambassador i një vendi që keni hedhur bomba mbi qytetet tona, keni vrarë civil, fëmijë, gjeni guximin dhe akuzoni ushtarakun tonë i cili na ka mbrojtur neve nga po ato bomba”, i është drejtuar një tjetër komentues ambasadorit Scott.
Njëri prej përdoruesve të Twitter e ka porositur ambasadorin amerikan: “Scott ti më së miri e din për kriminelët”, derisa ia ka bashkangjitur një fotografi komentit në fjalë.
Vlen të përmendim faktin Tribunali i Hagës e ka shpallur fajtor Vladimir Lazareviç për krime kundër njerëzimit, fyerjen e ligjeve dhe rregullave të luftës, dhe pjesë të tjera të konventës duke e dënuar me 14 vite.