NATO i tregon “dhëmbët” Serbisë dhe Rusisë, ja tmerri që do të përjetojë Vuçiç nëse i hap luftë Kosovës

Në Kosovë po zhvillohet stërvitja më e madhe ndërkombëtare ushtarake, “Defender Europe ’23”, e cila do të zgjasë deri më 2 Qershor. Qëllimi kryesor i stërvitjes është “rritja e bashkëpunimit mes aleatëve, shfaqja e unitetit dhe përgatitja për t’u përballur me një armik të njohur por edhe të paparashikueshëm”, referuar qartazi Serbisë.

Për SHBA-BE nëse Kosova preket nga Serbia apo Rusia, do të ketë ndërhyrje të menjëhershme ushtarake. Këtë gjë e tregon lëvizja e fundit e Perëndimit, e cila ka shuar planet serbo-ruse për skenarë destabilizues. Aleanca po përgatitet të shtyjë mandatin e ushtarëve që veprojnë në kuadër të misionit KFOR edhe për tri vjet. Këtë e ka bërë të ditur ditën e djeshme ministri i Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe, James Heappey, pas takimit që pati me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. “Mbretëria e Bashkuar do ta vazhdojë prezencën e saj në KFOR edhe për tri vjet tjera. Është shenjë se sa të përkushtuar jemi për sigurinë tuaj, sovranitetin e lirinë tuaj”, ka thënë Heappey Heappey ka treguar se në takim kanë biseduar për çështjen e sigurisë në Kosovë ndër të tjera. Ai ka thënë se është i vetëdijshëm se ka sfida sa i përket sigurisë, por që janë të angazhuar për të gjetur një zgjidhje për to.

“Blindohet” Kosova

Gjithashtu në Kosovë po zhvillohet stërvitja më e madhe ndërkombëtare ushtarake, “Defender Europe ’23”, e cila do të zgjasë deri më 2 Qershor. Qëllimi kryesor i stërvitjes është “rritja e bashkëpunimit mes aleatëve, shfaqja e unitetit dhe përgatitja për t’u përballur me një armik të njohur por edhe të paparashikueshëm”, referuar qartazi Serbisë. Në “Defender Europe 2023” marrin pjesë afro 9 mijë trupa ushtarake amerikane dhe 17 mijë forca të tjera nga vendet e aleate dhe ajo veç Kosovës do të shtrihet edhe në 9 vende të tjera europiane, përfshirë edhe Shqipërinë. Nën udhëheqjen amerikane, stërvitja që do të zhvillohet në fshatin Babaj të Bokës të Gjakovës, ka për qëllim rritjen e ndërveprueshmërisë mes vendeve si dhe gatishmërinë operacionale të NATO-s për të reaguar në rast kërcënimi ndaj kontinentit.

“Hidhen në erë” skenarët e Vuçiçit

Pra çdo skenar që presidenti serb Aleksandër Vuçiç me në prapavijë Vladimir Putinin merr fund, pasi NATO do të përfshihet nëse shpërthen ndonjë konflikt i armatosur dhe do të nisë bombardimin e Beogradit. Zëvendës komandanti i forcave paqeruajtëse të KFOR, Luca Piperni, e bëri të qartë disa muaj më parë se Perëndimi është në gadishmëri të plotë dhe të gatshëm të ndërhyjnë në çdo moment. Luca Piperni, zv/komandat KFOR ka thënë se: Mund të përdorim trupa edhe nga forcat rezervë të cilat ne mund t’i thërrasim brenda një afati të shkurtër. Ne kemi forca të mjaftueshme për t’u përballur me situatën. Me atë prani trupash mund t’i japim fund çdo përshkallëzimi. Situata në Ukrainë dhe tensionet që kanë përfshirë të dyja vendet së fundmi kanë ngjallur frikën për konflikt ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, më shumë se dy dekada pasi NATO-ja bombardoi Serbinë për t’i dhënë fund shtypjes së shumicës shqiptare të Kosovës.

Albin Kurti po bëhet gati për luftë?

Para pak ditësh Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë blerë pesë dronë “Bajraktar”, të prodhuar nga Turqia. Sipas medias së Prishtinës, dronët kanë mbërritur në Kosovë gati shtatë muaj pas nënshkrimit të kontratës me kompaninë turke. Mjetet ajrore pa pilot Bayraktar TB2 kanë një qëndrueshmëri të gjatë në lartësi mesatare dhe fluturimi rekord i një avioni të këtij lloji zgjati 27 orë e tre minuta. Përveç sulmeve të armatosura, funksionet e tyre kryesore janë misionet e zbulimit, vëzhgimit dhe zbulimit. Interesimi për këta dronë filloi vitin e kaluar, veçanërisht pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt të vitit të kaluar.

Vuçiç nuk bën hapa pas

Pak ditë më parë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i shpalli “luftë” të gjitha përpjekjeve të Perëndimit për të arritur një marrëveshje me Kosovën. Lideri serb në një takim të Partisë së tij Progresive Serbe (SNS) në Pançevë, afër Beogradit, tha se nuk do të ketë Kosovë të Pavarur “Bëni çfarë të doni, jashtë dhe brenda, këtu në shtet, nuk do të lejoj që të shkatërrohet Serbia, dhe nuk do të ketë Kosovë të pavarur”, ka thënë Vuçiç.

Leave a Comment

Your email address will not be published.