Përveç propagandës së ashpër serbe të Aleksandar Vuçiqit kundër Kosovës (me më shumë se 3,000 tituj për luftë në Kosovë në 10 vitet e fundit), Ministria e Mbrojtjes së Qeverisë së Serbisë, ditët e fundit kanë lëshuar “zarfa të kaltër” , për të ashtuquajturën “ushtrim të rregullt ushtarak” për pjesën rezervë të ushtrisë së Serbisë.
“Rrjedhimisht, gjersa, pushteti i Vuçiqit po përballet me protestat më të fuqishme qytetare, thirrja në të ashtuquajturat “ushtrime të rregullta”, përbën kërcënim për Kosovën”, vijon njoftimi i “Octopus” i shpërndarë nga eksperti i sigurisë, Agim Musliu, tranmseton Telegrafi.
“Propaganda i ka shërbyer si armë e fuqishme Hitlerit për strategjinë ekspansioniste ushtarake. Në anën tjetër, mediat e kontrolluara ruse, me vite të tëra propaganduan kundër Ukrainës, deri në agresionin ushtarak”, vijon tutje njoftimi.
“Historia është mësuese e mirë e praktikës”, përfundon njoftimi.