Kryetari i Leposaviqit Lulzim Hetemi për IndeksOnline ka thënë se është nata e dytë e tij, që do ta kalojë në objektin e komunës së Leposaviqit. Ai thotë se netët po i kalon në komunë, me qëllim që mos ta provokojë situatën.
Ndërsa thotë se nuk e ka aspak të vështirë, që ta kalojë natën në vendin e tij të punës, në objektin e Komunës.
“Nuk e kam vështirë të fle këtu, mirë është. Kështu është gjendja s’kemi çfarë të bëjmë”, i tha ai Indeksonline.
Çështjen e ushqimit dhe higjienës nuk e ka problem thotë, ani pse aty brenda ka tre ditë që po qëndron.
“Po hamë bukë si në hotel. Policia na e sjellë, kur ndërrohen na e bjen ushqimin”.
“Edhe me u la mirë, edhe banjo ka, të gjitha janë”, tregoi më tej ai.
Hetemi ka treguar se brenda është i shoqëruar nga policë të Njësisë së Mbrojtjes së Afërt të Policisë së Kosovës.
“Unë jam në vendin tim”, përfundoi Hetemi.