Borel ka kërkuar zgjedhje të reja në komunat e veriut të Kosovës

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borel, kërkoi gjithashtu shpalljen e zgjedhjeve të reja lokale në komunat e veriut të Kosovës, pjesëmarrjen e serbëve në atë proces zgjedhor dhe fillimin e punës për themelimin e Komuniteti i Komunave me shumicë serbe.

Borel ka njoftuar mbrëmë në Twitter se ka diskutuar për “situatën e rrezikshme në veri të Kosovës” me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

 

 

Ai ka deklaruar se ka pasur një takim të përbashkët me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, por edhe se ka pasur takime të ndara me Vuçiqin dhe Osmanin.

“Ne kemi tri kërkesa të qarta, që janë zgjedhjet e reja lokale menjëherë, sigurimi i pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës në procesin zgjedhor, fillimi i punës për themelimin e Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në kuadër të dialogut nën patronazhin e BE-së… Nëse kjo nuk është bërë, do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet tona”, shtoi ai në një deklaratë pas takimit të mbrëmshëm me presidentët e Serbisë dhe Kosovës në margjinat e takimit të komunitetit politik evropian në Moldavi.

Leave a Comment

Your email address will not be published.