Kurti ua prezantoi ndërkombëtarëve planin pesëpikësh për situatën në veri

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se ka pasur që nga e hëna bisedime me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe të Dërguarin për Dialog, Miroslav Lajçak. Bashkimi Evropian  tha se konsideron që kryeministri kosovar “nuk ka ndërmarrë hapa të duhur”

Pas bisedave me ta, por edhe takimin e kësaj së mërkure me Ambasadorët e Quint-it, Kurti në konferencë ka prezantuar planin pesëpikësh që ua ka dërguar atyre për depërshkallëzim të situatës në veri të Kosovës, njofton Klankosova.tv.

1. Sunimi i ligjit në katër komunat veriore dhe identifikimi dhe ndjekja e atyre që kanë sulmuar policinë, KFOR-in dhe gazetarët.
2. Grupet e dhunshme të tërhiqen menjëherë nga territori i Kosovës.
3. Policia e Kosovës, KFOR dhe EULEX të kreyjnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë çdo 15 ditë.
4. Qeveria e Kosovës do të koordinohet me të gjithë akterët dhe do të shpallë zgjedhje të parakohshme në katër komunat veriore, që do të mbahen në atsmosferë të lirë dhe demokratike.
5. Kosova dhe Serbia kthehen menjëherë në dialog në të cilin BE-ja siguron zbatimin e marrëveshjes së arritur si dhe në javën që vjen të organozhet takim i nivelit të lartë.

Kurti ka bërë të ditur se të martën ka zhvilluar në mesditë bisedë me Borrell, Lajçak si dhe Ambasadorin e ShBA-së, Jeffrey Hovenier.

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se ka pranuar një letër nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që përmban planin e tij pesëpikësh për uljen e tensioneve në veri, por blloku evropian aktualisht tha se konsideron që kryeministri kosovar “nuk ka ndërmarrë hapa të duhur”.

Zëdhënësi i BE-s, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë se në Bruksel se po vazhdojnë të shqyrtohen masat e mundshme ndaj Kosovës, nëse ndërkohë nuk merren hapat e duhur.

“Deri më tani nuk kemi parë asnjë hap të menjëhershëm dhe vendimtarë nga kryeministri Kurti. Zhvillimet e fundit në veri të Kosovës vetëm dëshmojnë se përshkallëzimi po vazhdon dhe kjo shkon kundër interesave të Kosovës dhe të gjithë njerëzve në Kosovë”, tha Stano.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published.