Rrëmbimi i tre policëve/ Kurti tregon se me kë nga ndërkombëtarët ka komunikuar

Kryeministri Albin Kurti ka biseduar me të dërguarin e posaçëm të DASH për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar si dhe me ambasadorin amerikan në Kosovë Jeffrey Hovenier. Kurti, ka thënë se heshtja e ndërkombëtarëve për rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat speciale të Serbisë nuk i kontribuon deeskalimit e as drejtësisë.

Këtë gjë e bëri të ditur vetë Kurti në një konferencë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, teksa tha se çështja nuk është vetëm tek arrestimi i policëve, por tek cënimi i integritetit territorial.

“Unë mbrëmë kam pasur bisedë telefonike me të dy, edhe me emisarin special Escobar dhe me Hovenier me të cilët folëm për sigurinë dhe u kam thënë që KFOR të më sjellë informacion para mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, mirëpo asnjë informacion! Ne kemi shkuar në mbledhje me informacionet e Republikës së Kosovës që qartazi janë të vërteta.

Nuk bëhet fjalë për arrestim të policëve, është cenim i integritetit territorial, akt agresioni dhe natyrisht jemi në kontakt me ta, do t’i takoj dhe sot gjatë ditës dhe me Jetish Jasharin jemi në kontakt për vizitë në burgjet ku po mbahen policët tanë. Për hollësi të tjera operacionale ministri është më shumë se unë në dijeni, bëhet fjalë për rrëmbim të policëve përtej atij hendeku të prerë të rrugës dhe dërgim i tyrë në Serbi”, deklaroi kreu i qeverisë së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se heshtja e ndërkombëtarëve për rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat speciale të Serbisë nuk i kontribuon deeskalimit e as drejtësisë.

Kurti ka kritikuar KFOR-in, i cili as pas një dite nuk ka deklaruar fare për rastin e ndodhur në zonën kufitare, transmeton Zeri.info.

“Heshtja e tyre nuk i kontribuon as deeskalimit, as hetimit as drejtësisë. Nuk ka kuptim që në territorin e Kosovës, as të nesërmen të mos kemi kurrfarë deklarate zyrtare dhe po mund të jetë shkelje e Rezolutës 1244, por ne përfaqësojmë Republikën e Kosovës. Kjo pyetje duhet t’i bëhet atij, sepse ai në deklaratat e KFOR-it e ka shpeshtuar përmendjen e rezolutës 1244”, ka thënë Kurti.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published.