BE jep detaje: Borrell e Lajçak sot “seri takimesh për menaxhimin e krizave” me Kurtin e Vuçiqin

Bashkimi Evropian ka dhënë detaje rreth takimeve që sot pritet të zhvillohen në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dje ka thënë se ditën e sotme do të niset për në Bruksel, dhe siç tha ai do të insistojë në lirimin e tre policëve të kidnapuar, deeskalimin e situatës dhe normalizimin e marrëdhënieve

Siç bëhet e ditur në njoftim, ndërmjetësi evropian Lajçak dhe Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell do të presin sot në “një seri takimesh për menaxhimin e krizave”, kryeministrin Kurti dhe presidentin serb Vuçiq, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Diskutimet do të fokusohen në gjetjen e mënyrave për të de-përshkallëzuar tensionet aktuale në mënyrë që palët  t’i rikthehen zbatimit të Marrëveshjeve të Dialogut, në veçanti Marrëveshjes për rrugën drejt Normalizimit.

Pas takimeve, Borrell do të ketë edhe adresim për media.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dje ka thënë se ditën e sotme do të insistojë në lirimin e tre policëve të kidnapuar, deeskalimin e situatës dhe normalizimin e marrëdhënieve, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Në anën tjetër, pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, por i njëjti ka thënë se nuk do të bisedoj me Kurtin.

“Nuk ka asgjë për të diskutuar me të. Kjo bisedë nuk ka kuptim. Ai mban ligjërata për Enver Hoxhën, Adem Demaqin, Marksin…, tha Vuçiq ndër të tjera.

Presidenti i Serbisë tha se do të bisedojë me Borellin, megjithëse siç u shpreh ai nuk e kupton domethënien e asaj bisede, por do të dëgjojë se çfarë po kërkojnë nga Serbia.

“Do të shkoj sot në Bruksel për të biseduar me (Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep) Borell sa të dojë, një orë, dy, dhjetë. Por nuk kam çfarë të diskutoj me Kurtin”, tha Vuçiq për Radio Televizionin e Serbisë.

Emisarët e SHBA-së dhe BE-së, Gabriel Escobar e Miroslav Lajçak paralajmëruan pasoja për cilëndo palë që refuzon një takim të nivelit të lartë.

Ftesa për takim pasoi kidnapimin e tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës nga forcat serbe me 14 qershor. Kosova akuzon Serbinë për siç thuhet “rrëmbim të policëve” brenda territorit të saj, ndërsa Beogradi thotë se ata u kapën brenda territorit serb.

Leave a Comment

Your email address will not be published.