Kryeministri i vendit, Albin Kurti në konferencë për media para gazetarëve në Bruksel ka folur edhe për tri kushtet e Shefit të Diplomaicë Evropiane, Josep Borrell, si tërheqja e policisë nga objektet komunale në veri, shpallja e zgjedhjeve të reja, si dhe largimi i Kryetarëve nga ndërtesat komunale.
Por, i pari i Qeverisë tha se prania e policisë në objektet komunale në veri është e obligueshme duke pasur parasysh ekstremistët e dhunshëm që kanë qëlluar gazetarët, e ushtarët e KFOR-it.
“Unë së pari i thash dhe Përfaqësuesit Borrell që policia nuk është në afërsi, por brenda në ndërtesë dhe prania e tyre është e obligueshme për ta duke pas parasysh ekstremistët e dhunshëm që kane qelluar gazetarët, ushtarët e KFOR-it. Nuk mund ta bëjmë zvogëlimin gradual të policise siç e kemi paralajmëruar përderisa s’ka elemente për largimin e këtyre ekstremistëve të dhunshëm”, tha Kurti.
Kryeministri i Kosovës paralajmëroi se do të ketë zgjedhje të parakoshme në veri, por ato duhet të jenë siç i parasheh ligji në Kosovë, pasi nuk mund të bëhen zgjedhje që nuk janë ligjore.
“Po zgjedhje të parakohshme pa dyshim, jemi të hapur, por zgjedhjet e parakohshme duhet të kenë zgjidhje ligjore. Siç i parasheh ligji në Kosovë. Nuk mund të bëjmë zgjedhje qe nuk janë ligjore”, tha ai, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Ia përkujtova zotit Borrell dhe Lajçak se dhuna ma e madhe ka qenë në Zveçan ku kryetari s’ka qenë brenda në ndertesë. Ilir Peci s’ka qene në zyrë kur dhjetëra policë e gazetare u plagosën. Në këtë aspekte s’kemi bërë ende përparim”
“Në ditët dhe javët në vijim do të kemi ditë më të qeta dhe me paqësore dhe natyrisht nuk ka garancion për një gjë të tillë pasi kemi numër të madh të atyre kriminelëve”.
I pyetur, nëse kjo do të thotë se ai po plotëson vetëm një kusht të Bashkimit Evropian, edhe atë me kushte, për shpalljen e zgjedhjeve të reja, Kryeministri i vendit tha se kushti i veprimtarisë së tij, është kushtetuetshmëria dhe ligji në Kosovë dhe se çfarëdo që bie ndesh me ligjin, ai tha se nuk e plotëson dot.
“Duhet ta keni parasysh se kushti i veprimtarisë time është kushtetuetshmëria e Kosovës dhe ligji ne Kosove. Çfarëdo kushti i cili bie ndesh me ligjin në Kosovë, unë nuk e plotësoj dot. Unë nuk do isha kryeministër po te mos ishte Kosova Republikë. Kjo më kufizon dhe të njëjtën kohë me jep kompetencë. Jam për zgjedhje te parakohshme për shkak të daljes se ultë, mirëpo në anën tjetër këto zgjedhje jasht ligjit nuk mund të bëhen”, përfundoi Kurti.
Vuçiq: Nuk kemi plan për zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës
“Nuk mund të konfirmoj se kemi një plan”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me shefin e diplomacisë evropiane Josep Borel dhe përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.
Vuçiq ka folur edhe pse nuk është takuar me Kurtin. “Gjithmonë kam ardhur në çdo bisedë, besoj se dialogu është i dobishëm dhe shërues, se është e rëndësishme të flasim, që problemet duke folur i kapërcejmë. Por në këtë moment, jo vetëm që nuk shoh asnjë arsye për të folur me një njeri që çdo ditë provokon dhe dëshiron të shkaktojë konflikt… dhe kam menduar se kjo do të bëjë vetëm më shumë dëme”, tha Vuçiq.
Borreli i kërkon Vuçiqit lirimin pa kushte të tre policëve
Shefi i BE-së për Politikë të Jashtme, Joep Borrell ka folur në konferencë për media, pas takimeve të ndara që ka pasur me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Borrell tha se në takimin e sotëm është folur rreth asaj se kur dhe si të shtensionohet situata në veri me hapa konkret.
Ai tha se të dy liderët, si Kurti poashtu edhe Vuçiq e kuptojnë peshën e situatës në terren, por kanë qasje të ndryshme nga njëri-tjetri.
Borrell thase është diskutuar edhe “arrestimi” siç e cilëson ai i tre policëve të Kosovës nga forcat serbe, ndërsa tha i ka theksuar presidentit serb se keqtrajtimi i tyre është i papranueshëm. Borrell gjithashtu ka kërkuar nga Vuçiq se tre policët duhet të lirohen menjëherë dhe pakushte.
“Takimi i sotëm nuk është fokusuar tek ajo se çka, por kur dhe si pasi të shtensionet situata në terren, si do të shtensionohet në hapa konkret, dhe se si do të organizohen zgjedhjet e reja dhe në implentimim të të gjitha detyrimeve nga marrëveshjet, sidomos nga marrëveshja në rrugen drejt normalizimit. Dy liderët e kuptojnë peshën e situatës, por që sigurisht kane qasje te ndryshme, ne interpretime të ndryshme. Për të ecur përpara kam nxjerr në tryezë propozime konkrete në bazë të kushteteve të BE-së dhe jemi pajtuar për nevojën për zgjedhje të reja dhe kemi diskutuar modalitete dhe detajet për të arritur atje. Kemi diskutuar arrestimin, e kam theksuar që arrestet arbitrare dhe keqtrajtimi i të paraburgsurve është i papranueshëm. Misioni i EULX në Kosovë do të ketë rol më solid në kuptimin e monitorimit. I kam theksu Vuçiqit që policët duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte dhe besoj që kemi identifikuar rrugët e drejtimit”, tha Borrel.