33 vjet nga Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut, çka raportonte CIA amerikane mbi këtë ngjarje

“Jugosllavi: Kosova shpall Pavarësinë nga Serbia”, titullohej raporti i CIA-s. Sipas raportit, të rinjtë shqiptarë do të ishte e vështirë të frenoheshin në rast të represionit serb.

Sot mbushen 33 vjet që kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut. Në këtë ditë historike, Kosova është shpallur njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.

Deklarata e 2 Korrikut 1990 ishte akti që ka shënuar hapin historik institucional të pavarësimit të Kosovës, i cili është zhvilluar jashtë objektit të Parlamentit, në kushte të rrethimit nga forca të mëdha policore e ushtarake. Deklaratën Kushtetuese mbi Kosovën si njësi të pavarur dhe të barabartë në kuadër të federatës apo konfederatës jugosllave e kanë shpallur në Prishtinë 111 delegatët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës.

Deklarata ka shënuar edhe pikënisjen për pavarësimin e Kosovës nga Serbia, duke synuar që të trajtohet si e barabartë me republikat e atëhershme në federatën jugosllave.

Featured Image
Kjo është Deklarata e 2 korrikut 1990

Inteligjenca amerikane e kishte përcjellë me vëmendje këtë akt dhe kishte shkruar një raport, të cilin e kishte klasifikuar si “Top Sekret”.

“Jugosllavi: Kosova shpall Pavarësinë nga Serbia”, titullohej raporti i CIA-s. Sipas raportit, të rinjtë shqiptarë do të ishte e vështirë të frenoheshin në rast të represionit serb.

“Konflikti ndërmjet shqiptarëve etnikë dhe serbëve duket i pashmangshëm. Ligjvënësit shqiptarë në Kosovë dje e shpallën provincën të pavarur nga Serbia dhe thanë se do të kërkonin statusin e republikës brenda Jugosllavisë. Delegatët serbë nuk ishin të pranishëm në seancën e Kuvendit, të cilën ligjvënësit e mblodhën jashtë ndërtesës së Kuvendit pasi e mbyllën jashtë. Ndërkohë, një referendum në mbarë republikën mbi një kushtetutë të re serbe që eliminon autonominë për dy provincat e Serbisë – Kosovën dhe Vojvodinën – është në rrugën e miratimit“, thuhet në raportin e CIA-s, përcjell Demokracia.

Më tutje, CIA kishte dhënë një koment se çfarë do të ndodhte pas aktit të Miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990.

“Serbia ndoshta do ta shpallë të paligjshme shpalljen e shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, do të arrestojë disa nga delegatët shqiptarë dhe do të vendosë forca shtesë të sigurisë, liderët e Kosovës ka të ngjarë të përpiqen ta ndërkombëtarizojnë çështjen duke iu drejtuar OKB-së, KE-së, KSBE-së… Megjithëse liderët shqiptarë po këshillojnë kundër dhunës, do të jetë e vështirë të frenohen të rinjtë shqiptarë në rastet e mundshme të represionit serb. Kryeministri Markoviç dhe qeveria federale do të përpiqen të dekurajojnë, por janë të pafuqishëm për ta ndaluar atë. Ushtria federale do të përpiqet të shmangë përfshirjen, por nëse ka gjakderdhje të madhe mund të thirret për të ndarë serbët dhe shqiptarët”, përfundon raporti “Top Sekret” i CIA-s amerikane i datës 3 korrik 1990.

Leave a Comment

Your email address will not be published.