Kuvendi i Kosovës iu rikthye normalitetit pasi kryeparlamentari Glauk Konjufca dëgjoi kërkesën e Grupit Parlametar të PDK-së për largimin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi nga seanca, pasi ai në pjesën e parë të seancës sulmoi me shishe deputetin e PDK-së Mërgim Lushtaku.
Deputetja e PDK-së Eliza Hoxha tha se largimi i Bislimit nga seanca si dhunues e mundësoi qetësimin e gjendjes ndërsa kërkoi nga kryeministri Albin Kurti që të rikthehet në temë dhe të sqaroj komunikimet e vartëses së tij Mimoza Kusari-Lila me Millan Radojiqiqin.
Kuvendi aktualisht po vazhdon diskutimet sipas agjendës së paraparë parlamentare. Me këtë rast Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Institutin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Pro miratimin të këtij projektligji votuan 61 deputetë nga mazhoranca, derisa dritë e gjelbër iu dha edhe disa amendamenteve të këtij projektligji.
Në momentin e votimit të projektligjin nuk ishin të pranishëm deputetët e partive opozitare.
Krahas kësaj, deputetët e mazhorancës miratuan në lexim të dytë edhe Projektligjin për procedurën përmbarimore dhe disa projektligje të tjera.