Fondacioni “Hasan Prishtina” po zhvillon shumë aktivitete në kuadër të shënimit të 150 vjetorit të lindjes dhe 90 vjetorit të vrasjes së Heroit Kombëtar Hasan Prishtina. Në vazhdën e këtyre aktiviteteve, Drejtori i Fondacionit “Hasan Prishtina” z. Mehemt Prishtina ka bëre të ditur se me iniciativën dhe nën sponsorizonim e tij, po përgatitet një këngë për uraganin e çështjes shqiptare Heroin Kombëtar Hasan Prishtina. Ai tha se kjo është një dhuratë modeste nga Fondacioni “Hasan Prishtina” Këngë kushtuar Heroit të kombit dhe Kryeministrit te 8-të të Shqiptar Hasan Prishtina.
Kënga ka një tekst që ta rrëqeth mishin e ta ndriçon shpirtin, me tekst të shkrimtarit të mirënjohur z. Adem Gashi, kënduar nga ikona e këngës shqipe, artisti i madh Ilir Shaqiri, kurse për muzikën është kujdesur kompozitori i jashtëzakonshëm z. Edmond Zhulali
Donator: Fondacioni Hasan Prishtina – Mehmet Prishtina
Me 27 shtator 1873, u lind njëri nga më mendjendriturit e historisë sonë kombëtare.
Me poshtë publikojmë tekstin e këngës e cila së shpejti do të jetë e publikuar:
SHTEG DIELLOR HASAN PRISHTINA
Për shumë vjet e tej një shekull
Bredh në kohëra e vjen sërish,
Krejt i vetëm mbi çdo mjegull
I pamposhtur mes stuhish.
Dritë e mendjes ballit tënd
L’shon veç rreze kuptimplote,
N’oda, n’male e n’kuvend
Na hap udhë urtësia jote.
Ti je zjarri i pashuar
Kur na ligët moti e stina,
Je ti dhiata e brendashkruar
Shteg djellor, Hasan Prishtina!
Ku thotë shqipja: bukë e ujë
Ku hedh rrënjë pemë Ilirie,
Prush nën këmbë o për të hu’j
Ti o shkëmb me palcë Shqipërie.
Bijnë e ngrihen trima e burra
Luftë bashkimi e kryengritje
Dikush shemb e ti ngre ura,
Me ty nis emri përndritje.
Me ty flaka del nga stralli
Gjithë shkëndija e anë për anë
Mendjen lule n’lule balli
Gris defterë e çjerr fermanë.