BOTOHET LIBRI PËR FËMIJE KUSHTUAR HEROIT KOMBËTAR HASAN PRISHTINA

Shumë aktivitete po zhvillohen për ndere të dy jubileve, atë të 150 vjetorit të lindjes dhe 90 vjetorit të vrasjes së Heroit Kombëtar Hasan Prishtina. Në vazhdën e këtyre aktiviteteve, në serine e botimeve “Me quajnë” nga Shtëpia Botuese Albas, doli botimi kushtuar ideologut të çlirimit dhe pavarësisë së Shqipërisë, Heroit Kombëtar Hasan Prishtina.

Ky libër u shërben fëmijëve, atyre që meritojnë ta njohin të kaluarën historike. Shëmbëlltyrat e atyre që dhanë çdo gjë nga vetja, janë udhëzuesit me të mirë për edukim dhe formim për të vegjlit tonë, për të ardhmen e vendit.

I shkruar në vetën e parë, figura e Hasan Prishtinës u rrëfen fëmijëve historinë e shqiptareve, angazhimin e tij personal dhe rëndësinë e epokës kur veproi. Libri gjithashtu shoqërohet edhe me ilustrime, duke e bere kështu dhe me të këndshëm dhe me të thjeshte për ta kuptuar ata për të cilët është punuar me kujdes ky libër.

Libri është ndihmuar nga Fondacioni “Hasan Prishtina” me autor Azdren Shala dhe është botuar nga shtëpia botuese Albas.

Leave a Comment

Your email address will not be published.