Ka vdekur në moshën 70-vjeçare shkrimtari i njohur kosovar, Adem Gashi, raportojne mediat vendore.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të tij në rrjetin social Facebook. Varrimi i tij do të bëhet sot, në orën 15:00, në fshatin Nekoc të Drenasit.
Për vdekjen e shkrimtarit ka shkruar edhe pasardhësi i Heroit Kombëtar Hasan Prishtina, z. Mehmet Prishtina, ai në një postim në rrjetin social facebook shkruan:
Lajm i trashtë,
Na paska lenë Poeti ynë i madh Adam Gashi
Pa dyshim që vepra e tij e fundit teksti i këngës “Hasan Prishtina” do mbete thesar për kulturën tonë.
Tekstin po e ndaj me ju si ngushëllim për familjen dhe të gjithë ne qe patëm fatin ta njohim dhe ta konsiderojmë mik.
Rrugëtimi ynë i fundit para 2 muajsh se bashku me ikonën e këngës Shqipe Ilir Shaqiri për në Tiranë rezultoi me vizitën tonë në panairin e Librit – provimin e librit për Hasan Prishtinën si dhe incizimin këngës kushtuar Heroit Kombëtar Hasan Prishtina, me tekstin e të madhit Adem Gashit. Promovimi i këngës do ti kushtohet dy figurave, Heroit Kombëtar Hasan Prishtinës dhe atdhetarit patriot dhe njërit nga poetet me të mirë të kohës qe lindi dhe edukoj Kosova të tashme të ndjerit Adem Gashit.
I përjetshëm kujtimi për të.
Ngushëllime Familjes GASHI.
Me respekt,
Familja Prishtina.
SHTEG DIELLOR HASAN PRISHTINA
Teksti: Adem Gashi
Për shumë vjet e tej një shekull
Bredh në kohëra e vjen sërish,
Krejt i vetëm mbi çdo mjegull
I pamposhtur mes stuhish.
Dritë e mendjes ballit tënd
L’shon veç rreze kuptimplote,
N’oda, n’male e n’kuvend
Na hap udhë urtësia jote.
Ti je zjarri i pashuar
Kur na ligët moti e stina,
Je ti dhiata e brendashkruar
Shteg djellor, Hasan Prishtina!
Ku thotë shqipja: bukë e ujë
Ku hedh rrënjë pemë Ilirie,
Prush nën këmbë o për të hu’j
Ti o shkëmb me palcë Shqipërie.
Bijnë e ngrihen trima e burra
Luftë bashkimi e kryengritje
Dikush shemb e ti ngre ura,
Me ty nis emri përndritje.
Me ty flaka del nga stralli
Gjithë shkëndija e anë për anë
Mendjen lule n’lule balli
Gris defterë e çjerr fermanë.
Ti je zjarri i pashuar
Kur përfushë na del e liga,
Je ti dhiata e brendashkruar
Shteg diellor Hasan Prishtina!
Ku thotë shqipja: bukë e ujë
Ku hedh rrënjë pemë Ilirie,
Prush nën këmbë o për të hu’j
Ti o shkëmb me palcë Shqipërie.