Shoqata Atdhetare “Luma” letër Kuvendit të Kosovës: Hasan Prishtina patriot i shquar, ndalni ndryshimin e emrit të Universitetit të Prishtinës

Shoqata Atdhetare Kulturore “Luma” në Tiranë ka dalë kundër nismës për të ndryshuar emrin e universitetit “Hasan Prishtina” në kryeqytetin e Kosovës.

Përmes një letre drejtuar Parlamentit të Kosovës, shoqata shprehet se kërkesa e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” është krejtësisht i gabuar në të gjitha drejtimet dhe vjen në një kohë kur Kosova, por edhe Universiteti i Prishtinës, kanë plot probleme të kohës për të zgjidhur.

Për të justifikuar qëndrimin tonë ndaj veprimit të  Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” e konsiderojmë  të  nevojshme që shkurtimisht të kujtojmë veprën e madhe patriotike të të nderuarit Hasan Pishtinës në dobi të interesit kombëtar, të përpjekjeve të tij për çlirimin e trojeve shqiptare nga pushtimi 500 vjeçar turk dhe për të vendosur shtetin demokratik shqiptarë në trojet tona”, shprehet shoqata.