Përfaqësues të familjeve të Hasan Prishtinës, Azem Galicës dhe Shaban Plluzhës morën pjese në hapjen e Festivalit Folklorik Gjithëkombëtar “I Këndojmë Lirisë”

Sot në Çabiq të Klinës, fillon Festivali folklorik “I këndojmë lirisë”, që tradicionalisht mbahet për ditëlindjen e komandantit të UÇK-së, Mujë Krasniqi.

Me ftese të Halil Krasniqit, babai i Komandantit të UÇK-së, Mujë Krasniqi, në hapje të këtij festivali mori pjesë z. Mehmet Prishtina, Drejtor i Fondacionit “Hasan Prishtina” njëherësh edhe përfaqësues i trungut familjar të Heroit Kombëtar Hasan Prishtina, po ashtu në këtë festival morën pjese edhe përfaqësue s të familjes së Heroit Kombëtar Azem Galica dhe përfaqësues të familjes së Heroit Kombëtar Shaban Polluzha.

Festivali Folklorik Gjithëkombëtar “I Këndojmë Lirisë” është një festival muzikor që zhvillohet periodikisht në qytetin e Klinës.  Ashtu si në çdo vit pas përfundimit të luftës, Klina dhe mbarë trevat shqiptare festojnë datëlindjen e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mujë Krasniqi i cili ra në fushën e nderit, ra për të mos vdekur kurrë, u bë vet këngë e liri që këndohet për atdhe e mëmëdhe.

Festivali Folklorik zënë fill më 5 e 6 qershor 2001 dhe mori formën zyrtare në vitin 2002, duke u vendosur në datat 6, 7 dhe 8 qershor.

Traditat për folklorin nga zonat e ndryshme shqiptare duke filluar nga Mitrovica, Prishtina, Peja, Prizreni, Gjilani, nga Presheva, Shkupi e Tetova, Shkodra, Kukësi, Puka, Tirana, Vlora e Gjirokastra, Çamëria e Ulqini ngrohen zemrat e qytetarëve me këngët e tyre folklorike të zonave të ndryshme nga trojet shqiptare.

Sot kërkohet në shqiptarizëm sikur se rilindësit që kërkoheshin të luftonin për gjuhën shqipe, për shkollën shqipe, sot kërkohet ta ruajmë këtë traditë, ta zhvillojmë këtë traditë.