INAUGUROHET SHESHI “SELANIKU” NË LAGJEN “PRIAM VILLAGE PRISHITINA”

Fondacioni “Hasan Prishtina” në bashkëpunim më Komunitetin Shqiptar në Selanik, kane bere të mundur emërimin e sheshit “Selaniku” në hapësirat e lagjes prestigjioze “Priam Village Prishtina”.

Me pjesëmarrjen e mbi 60 pjesëmarrësve nga Komunitetit Shqiptar në Selanik, të udhëhequr nga z. Luan Zyka si dhe shumë pjesëmarrësve nga Kosova, përfaqësues të familjeve të Isa Boletinit, Azem Galicës, Shaban Polluzhes, Idriz Seferit etj, për mirëpritjen e të cilëve ishte kujdesur nikoqiri z. Mehmet Prishtina –  Drejtor i Fondacionit “Hasan Prishtina”.

Me një atmosfere vëllazërore, të pranishmeve iu uroj mirëseardhje z. Mehmet Prishtina, ku në një fjale rasti ai potencoj rëndësinë e emërimit të këtij sheshi me emrin “Selaniku”, ai tha se kjo padyshim që lidhet edhe me veprimtarinë e Heroit Kombëtar Hasan Prishtina në Selanik por ky shesh nderon dhe kujton edhe sakrificën e shume mërgimtareve shqiptar të cilët jetojnë dhe veprojnë në Selanik.

Të pranishmit me fjalë rasti i përshëndeti edhe z. Luan Zyka – Udhëheqës i Komunitetit Shqiptar në Selanik, po ashtu fjalë rasti kishin edhe përfaqësues të familjeve patriotike, intelektual dhe profesor të cilët në forma të ndryshme kontribuojnë me punën e tyre në jetën shoqërore në Kosovë dhe jashtë saje.

Zbulimi i pllakës me mbishkrimin sheshi “Selaniku” u bë nga përfaqësues të familjeve të mëdha dhe përfaqësues të Komunitetit Shqiptar të Selanikut. Në fund, të pranishmit u argëtuan më kënge dhe valle kombëtare shqiptare, kurse nga nikoqiri dhe sponzorizuesi i këtij organizimi u shtrua një darke me ushqime tradicionale.