FONDACIONI “HASAN PRISHTINA” THIRRJE DEPUTETËVE: MOS VOTONI HEQJEN E EMRIT HASAN PRISHTINA NGA UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”

Fondacioni “Hasan Prishtina” shprehe shqetësimin e thelle në lidhje me propozimin për heqjen e emirit të Heroit Kombëtar Hasan Prishtina nga universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”. Është i habitshëm fakti se si në mbledhjen  e mbajtur me 14.05.2024, të Komisionit për Arsim, Shkencë, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, është votuar Statuti i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” votim ky i cili ka përfshirë edhe propozimet për heqjen e emrit të Heroit Kombëtar Hasna Prishtina nga UP.

Meqenëse në seancën plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës të mbajtur me 23.05.2024, ka dështuar votimi i statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, thirrja jonë publike është që edhe në seancën  plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë të mbahet me 27.06.2024, të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilën kane memorie historike dhe të cilët njohin sadopak kontributin e papërsëritshëm të Heroit Kombëtar, ideatorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Kryeministrit të VIII-të të Shqipërisë, Hasan Prishtinës, të mos përkrahin propozimin për heqjen e emrit të tij nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina.

Ne propozojmë që: Në ndryshimet e Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, nder të tjera është parapare heqja e emrit të Heroit Kombëtar “Hasan Prishtina” nga ky Universitet, andaj në lidhje me këtë, paraqesim këtë:

P R O P O Z I M

Të amandamentohet Neni 2 i draft statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, si në vijim:

Neni 2 Emri

  1. Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” mban emrin e Heroit Kombëtar Hasan Prishtina, ky emër i është vënë në vitin 2012.
  2. Emri në përdorim është “Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”
  3. Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” përdor akronimin “UP – Hasan Prishtina”.
  4. Universiteti shfrytëzon emrin Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” në çdo komunikim zyrtar, të brendshëm dhe ndërkombëtar, në aktet juridike që janë të autorizuara apo të nxjerra sipas këtij statuti, në simbolet dhe në dokumentet publike të tij.
  5. Universiteti përdor edhe emrin “University of Prishtina “Hasan Prishtina” në gjuhën angleze dhe emrin “Universitas Studiorum Prishtiniensis “Hasan Prishtina” në gjuhen latine.
  6. Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është trashëgimtar i vetëm ligjor dhe institucional i universitetit të themeluar me Ligjin mbi themelimin e Universitetit të Prishtinës (“Fletorja Zyrtare e KSAK” nr. 33/69 më 18 nëntor 1969).
  7. Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” përfaqëson një monument të trashëgimisë historike, kulturore dhe institucionale të Kosovës dhe si i tillë gëzon mbrojtje më këtë statut.

Po ashtu në secilin rast, në këtë statut, aty ku përdoret Universiteti i Prishtinës të plotësohet si në vijim: Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”