HEROI I POPULLI SHQIPTARË-HASAN PRISHTINA NË MES DY PARADOKSET, TË SHQIPTAREVE TË KORRIKUT TË VITIT-2024

NË SHQIPËRI HERO I POPULLI- HASAN PRISHTINA PËRJETSOHET NË PULLEN POSTARE ME 1 KORRIK VITIT 2024 NË KOSOVË I HIQET EMRI UNIVERSITETIT “HASAN PRISHTINA” NË PRISHTINË ME 11 KORRIK 2024

 

Nga:Hysen S.Dizdari
Studjues i Filatelisë Shqiptare

NË SHQIPËRI HERO I POPULLI- HASAN PRISHTINA PËRJETSOHET NË PULLEN POSTARE ME 1 KORRIK VITIT 2024
Posta shqiptare për nder të 150 vjetorin e lindjes , të patriotit Hasan Prishtina, emetojë një emision me pulla postare te titulluar : “FIGURA TE SHQUERA”, i cili u kushtohet figurave të shquera kombëtare dhe ndërkombetare.Ky emison u emetua me 1 korrik 2024, dhe përmban, 4 pulla postare dhe është emetuar vetem për përdorime në filateli.
Pulla postare me vlerë 20 lekë, jep portretin e ,Enrico Telini, pulla postare me vlerë 30 lekë, jep portretin e Aubrey Herbert, postare me vlerë 50 lekë,jep portretin e Pandeli Cale dhe pulla postare me vlerë me të lartë, 70 lekë, jep portretin e patriotit Hasan Prishtina. Pullat postare janë gurë kilometrik të historisë, sepse kujtojne ngjarjet dhe figurat historike të popullit shqiptare, dhe mesazhet e portretet e tyre i përcjellin derë në derë ,nga qyteti në qytetë, nga shteti në shtetë në të gjtha kontinentet e botës. Ky është dhe misioni historik e kombëtare,që përcjellë ky emision i veçantë me pulla postare,i cili ju kushtohet figurave të Ndritura të Kombit Shqiptarë, një ndër të cilat është dhe patrioti, e atdhetari i shquar,Hasan Prishtina. Duke vlersuar kontributin e tij për arsimin shqiptarë ish drejtori i shkollës Normale të Elbasanit, patrioti Luigj Gurakuqi, në Gazeten: “Bashkimi i Kombit”-Nr.25 të vitit 1910, shkruante: “Rroftë atëdhetar i shkelqyer HASAN BE PRISHTINA !Po rroftë për jetë ky atdhetar i lartë, ky engjell i Shqipërisë së mjerë !Historia e Kombit tonë me shkronja të ARTA , me shkronja të SHKELQYERA , do të shkruaj në ndër faqet e saj, sherbimet e mëdha , të cilat asht tue bamun deputeti i adhurueshëm, ndër deputetët ,t,onë, Hasan be Prishtina në fushën e atdhesie !”

JA PARADOKSI I DATËS 11 KORRIK 2024 NË PARLAMENTIN E KOSOVËS:
Me daten, 11 .07.2024, siç njofton për shtypin, në Notën e Protestës tij , Drejtori i Fondacionit: “Hasan Prishtina” – Z.Mehmet Prishtina , ku ai shkruan: “Deputetët e Kuvendit Kosovës,dje me daten,11.07.2024, gjeten kurajen ta
grenë dorën dhe të aprovojnë në parlamentin e Kosovës, heqjen e emrit të Heroit Popullit, Hasan Prishtina nga Universiteti i Prishtinës. Kjo datë dhe ky vendim i turpëshëm i deputetve, të Kosovës, do të mbahen mend gjatë në memorjen e shqiptarve për ligësinë dhe paturpësinë dhe paradoksin e tij, sepse në radhë të parë ky vendim fyen rëndë, dinjitetin dhe ndjenjat, atdhetare e patriotike të popullit Shqipëtarë në tërsi dhe veçanarisht të popullit Shqiptarë të
Kosovës.” Prandaj ju bëjë thirrje deputetve të opozitës në Parlamentin e Kosovës që këtë vendim të turpëshëm, antikombëtare, dhe antiligjorë ,ta dërgojnë me një herë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës , dhe sa më shpejtë të vendoset në vendin e NDERIT, emri i përsonalitetin e të shquar , atdhetarit,patriotit dhe HEROIT POPULLIT SHQIPTARË ,HASAN PRISHTINA.

Tiranë me,12 korrik 2024