Statuti i ri i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” përfundon në Gjykatën Kushtuese 

Votimi në seancën plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës me date 11.07.2024 , për miratimin e Statuti të ri të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku nder të tjera, me këto ndryshime statutare, mazhoranca votoj edhe heqjen e emrit të heroit Kombëtar Hasan Prishtina nga ky Universitet, sot përfundoj në Gjykatën Kushtetuese.

Deri në nxjerrjen e një vendimi përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do të qeveriset nga Statuti i vjetër, respektivisht do të përdor emrin e Heroit Kombëtar Hasan Prishtina. Por kur jemi të përdorimi i emrit të Heroit Kombëtar Hasan Prishtina, fatkeqësisht, ka kohë që nga rektorati i këtij Universiteti, ka kohë që injorohet përdorimi i emrit “Hasan Prishtina” qoftë në shkresa zyrtare apo në publikim të informacioneve të ndryshme rreth Universitetit.

Ky fakt tregon më së miri nivelin e drejtuesve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kur nga i ashtuquajturi rektor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” shkelet statuti, pra nuk përdoret emri i plotë i Universitetit, nuk kemi çka të themi më shumë rreth nivelit të tij dhe ndërsyesve të tij në heqjen e emrit të Heroit Kombëtar Hasan Prishtina nga ky Universitet.

Fondacioni “Hasan Prishtina” do të organizoj një simpozium shkencor ku teme diskutimi do të jetë kontributi i Heroit Kombëtar Hasan Prishtina si dhe qasja e politikes në vlerësimin e kësaj figure, ky simpozium parashihet të organizohet në fillim të muajit shtator, në kohen kur edhe studentet i kthehen Universitetit.

Mbesim me shprese se ky statut, nuk do të marr miratimin e Gjykatës Kushtetuese dhe nuk do të lejohet përdhosja e figurave kombëtare përmes votës së “deputeteve kukulla”

Leave a Comment

Your email address will not be published.