Bashkia Kukës dhe Fondacioni “Hasan Prishtina” organizojnë homazhe pranë varrit të Hasan Prishtinës në varrezat e dëshmorëve në Kukës

Kryetari i Bashkisë së Kukësit në bashkëpunim me z. Mehmet Prishtina, Drejtor i Fondacionit “Hasan Prishtina” së bashku edhe më shumë personalitete të tjera gjatë ditës së sotme bene homazhe tek varri i Hasan Prishtinës në varrezat e dëshmoreve të Kukësit.


Me rastin e përkujtimit të vrasjes së Heroit Kombëtar Hasan Prishtina, në këto homazhe morën pjese përfaqësues të familjeve të Heronjve Kombëtar siç janë familja e Isa Boletinit, Shaban Polluzhes, Azem Bejtes, veteran të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, personalitete të ndryshme nga jeta publike si dhe qytetar të ndryshëm.


Hasan Prishtina njihet për veprimtarinë kombëtare në lëvizjen e çështjes kombëtare shqiptare.
Hasan Prishtina ka qenë Kryeministër i Shqipërisë në dhjetor të vitit 1912.
Gjatë veprimtarisë së tij ai në krah ka pasur Isa Boletinin, Bajram Currin dhe shumë patriot të tjerë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

Leave a Comment

Your email address will not be published.