KUVENDI KOMBËTAR SHQIPTAR NXJERRË REZOLUTË NDAJ GJENOCIDIT SERB NË KOSOVË

Rezoluta e sponsorizuar nga shoqata “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur dhe Fondacioni “Hasan Prishtina” e cila mbajt në kullën e Haxhi Bajraktarit dhe u lexua nga Drejtori i Fondacionit “Hasan Prishtina” z. Mehmet Prishtina, kjo rezolute u votua nga të gjithë anëtaret e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Kryesia e Fondacionit “Hasan Prishtina” e përberë nga Gazmend Boletini, përfaqësues i familjes se Heroit Kombëtar Isa Boleti, Fatmir Idrizi, përfaqësues i familjes së Idriz Seferit, Qamil Sahiti, përfaqësuesi i familjes së Azem Galicës dhe Zahir e Xhavit Kastrati, përfaqësues të familjes së Shaban Polluzhes, po ashtu përfaqësues të familjes së Remzi Hoxhes – Avni Memia, Ali Bajraktari, Astrit Menia, Dashamir Oruqi etj.

Duke pasur parasysh se tekstet fondamentale të së drejtës penale ndërkombëtare
saktësojnë se aktet gjenocidale të numëruara në paragrafët a), b), c), d) dhe e) të
Konventës për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit, të Statutit të Romës
dhe të Elementeve të Krimeve duhet të jenë kryer kundër një apo më shumë personave,
me qëllim që të shkatërrohet, tërësisht ose pjesërisht një grup kombëtar, etnik, racial
ose fetar si i tillë;
Duke u nisur nga faktet e shumta që dëshmojnë se në Kosovë, gjatë lutës 1998-1999,
forcat e armatosura ushtarake dhe policore serbe:
• vranë mbi 11 mijë shqiptarë të të dyja gjinive dhe të të gjitha moshave, prej të
cilëve 1392 ishin fëmijë dhe 1739 gra;
• zbatuan dhunë seksuale ndaj mbi 20 mijë femrave dhe meshkujve shqiptarë;
• shkatërruan tërësisht ose dëmtuan pjesërisht 100589 shtëpi dhe 88101
objekte përcjellëse që ishin pronë e shqiptarëve; 358 shkolla, ku nxënësit
ishin të përkatësisë etnike shqiptare; 30 shtëpi kulturore; 93 biblioteka;
123 institucione shëndetësore në vendbanimet ku banorët ishin kryesisht
shqiptarë; 220 objekte të kultit fetar (215 xhami, teqe, tyrbe dhe 5 kisha
katolike) dhe të çdo gjëje thelbësore për shqiptarët si grup (kombëtar, etnik
apo religjioz) i ndryshëm nga serbët; dhe
• dëbuan me forcë mbi 1 milion shqiptarë;
Duke pasur për bazë se të gjitha provat argumentojnë në mënyrë bindëse se, nëpërmjet
krimeve të lartpërmendura, Serbia synonte të realizonte qëllimin gjenocidal ndaj
shqiptarëve të Kosovës, duke shkatërruar tërësisht ose pjesërisht, shqiptarët si grup i
veçantë etnik, kombëtar dhe fetar, i ndryshëm nga serbët;
Kuvendi Kombëtar Shqiptar i jep mbështetje të plotë Rezolutës për Gjenocidin e Kryer
Serb në Kosovë, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, më 16 maj 2019.


Në përputhje me kërkesën e Kuvendit të Kosovës drejtuar institucioneve politike dhe
shkencore, Kuvendi Kombëtar Shqiptar:
• angazhohet që të japë kontributin maksimal në ndriçimin e tërësishëm të
gjenocidit në Kosovë;

  • të sigurojë përkrahjen politike për njohjen e faktit që shqiptarët e Kosovës
    ishin viktima të gjenocidit serb;
    • të organizojë manifestime në katër anët e botës për të shënuar 15 Janarin,
    Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë.
    Rezolutë e sponsorizuar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur”
    dhe Fondacioni “Hasan Prishtina”

Tropojë, 15 shtator 2024

Po ashtu në nderim të familjeve të cilat strehuan heroin kombëtar Hasan Prishtina, në periudhën e aktiviteteve kombëtare të tij në Tropojë, Fondacioni “Hasan Prishtina” sponsorizoj ngritjen e tre pllakave përkujtimore në familjen Brahim Shpend Bajraktari, familjen e Rrustem Hajdarit dhe në familjen e Muzi dhe Jah Tahirit

Hasan Prishtina, njëri nga figurat më të rëndësishme të lëvizjes kombëtare shqiptare, kaloi një periudhë të jetës së tij në Tropojë. Tropoja është vendi i të pareve të fisit të Hasan Prishtinës dhe kur ai ishte në rrezik jete nga përndjekjet e shumta, ai gjithmonë strehohej në kullat e Tropojës dhe në shpellat e ndryshme të zonës se bashku me Bajram Currin. Strehe në kohe të vështira ai gjeti në kullën e Rrustem Hajdarit – Memia. Familje kjo e cila brez pas brezi dha kontribut në çështjen kombëtare, nder ta ishte vëllai i tij Bardhec Hajdari i cili u vra ne luftën e Miraçes me Malazez, po ashtu edhe Isuf Zeneli i vrare ne lufte me Malazez,  pushka e Memiave nuk u ndal deri ne luftën e UCK se ku Avni Brahim Hajdari luftoi përkrah djemve më të mirë të kombit, i cili me pas u burgos ne burgun e Dubraves ku edhe u plagos gjate bombardimeve te burgut te Dubraves nga ushtria serbe. Sot në shenje kujtimi dhe falënderimi për kontributin e kesaj familje si dhe strehimin e Hasan Prishtinës dhe luftën e tyre te pa shkëputur brez pas brezi, Fondacioni “Hasan Prishtina”  ndan mirnjohje  familjes Rrustem Hajdari qe sot këtu përfaqësohet nga Vllaznija e Avni Brahim Memis.

Në Tropojë, Hasan Prishtina ka gjetur strehim dhe mbështetje nga vendasit, të cilët ishin të përkushtuar ndaj çështjes kombëtare. Tropoja ishte një nga vendet ku lëvizja për pavarësi kishte mbështetje të fuqishme dhe ku aktivitetet patriotike ishin të pranishme. Gjatë kësaj periudhe, ai ka zhvilluar biseda dhe ka organizuar aktivitete me qëllim të mobilizimit të popullit për çështjen kombëtare. Gjithashtu, Hasan Prishtina ka kontribuar në ngritjen e ndërgjegjësimit dhe organizimit të popullsisë lokale, duke inkurajuar bashkimin dhe rezistencën kundër pushtuesve osmanë dhe më vonë kundër politikave të padrejta të regjimeve që kanë sunduar në Ballkan.

Përmbledhtas, qëndrimi i Hasan Prishtinës në Tropojë përfaqëson një periudhë të rëndësishme të jetës së tij, ku ai vazhdoi të punonte për idealet e tij kombëtare dhe për çlirimin e Shqipërisë nga pushtimi i huaj. Kjo periudhë ka lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e lëvizjes kombëtare shqiptare dhe në kujtesën e popullit të Tropojës.

Hasan Prishtina, një figurë kyçe e lëvizjes kombëtare shqiptare, ka luajtur një rol të rëndësishëm në organizimin e kryengritjeve kundër sundimit osman dhe më vonë kundër regjimeve të tjera që kanë sunduar trojet shqiptare. Në Tropojë, ai ka qenë i përfshirë në disa kryengritje të rëndësishme, siç janë:

Kryengritja e vitit 1910 – Hasan Prishtina luajti një rol të rëndësishëm në organizimin e kësaj kryengritjeje, e cila kishte për qëllim rezistencën ndaj sundimit osman dhe kërkesën për autonomi të vilajeteve shqiptare. Tropoja ishte një nga qendrat e kësaj kryengritjeje, ku popullsia vendase u mobilizua për të luftuar kundër forcave osmane.

Kryengritja e vitit 1912 – Kjo kryengritje ishte një nga më të rëndësishmet në historinë shqiptare, që çoi në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912. Hasan Prishtina ishte një nga liderët kryesorë të kësaj kryengritjeje dhe punoi ngushtë me patriotë të tjerë për të organizuar forcat shqiptare në Tropojë dhe në rajonet përreth. Ai luajti një rol kyç në koordinimin e veprimeve luftarake dhe në përgatitjen e terrenit për shpalljen e pavarësisë.

Këto kryengritje kanë qenë të rëndësishme për konsolidimin e ndërgjegjësimit kombëtar shqiptar dhe për krijimin e kushteve që çuan në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Hasan Prishtina, përmes organizimit dhe udhëheqjes së tij, kontribuoi në mobilizimin e popullsisë së Tropojës dhe në luftën për çlirimin e trojeve shqiptare nga sundimi i huaj.

Veprimtaria e Hasan Prishtinës në Tropojë është një pjesë e rëndësishme e jetës dhe kontributit të tij për çështjen kombëtare shqiptare. Ai u angazhua ne hapjen e shkollave shqipe në rajonin e Tropojës, siç janë shkolla e Shoshanit dhe shkolla e Dushajve.

Kullat shërbenin si kuvende nga te cilat u merrnin vendime te rëndësishme, nder këto kulla qe kane shërbyer për mbledhje te burrave të kohës ka qene edhe kulla e familjes se Brahim Shpend Bajraktarit, ku në këtë kulle të lavdishme të Shqipërisë, u mblodh Këshilli i Përgjithshëm organizativ i Kuvendit Kombëtar Shqiptar. Në këtë kulle u nxorën vendime dhe u miratuan dokumente të rëndësishme të lëvizjes kombëtare.

Sot Kuvendi Kombëtar Shqiptar mblidhet përsëri në këtë kulle qendrestare, me përfaqësues nga Shqipëria, Kosova, Lugina e Preshevës, Maqedonia e Veriut, Çamëria, Mali i Zi dhe Diaspora për të miratuar rezolutën e Gjenocidit Serb, kundër popullit shqiptar të Dardanisë – Kosovës.

Andaj sot Fondacioni “Hasan Prishtina” me qellim të memorizimit dhe të përcjelljes se historisë tek brezat e ardhme, në shenje respekti për kontributin e kësaj familje, ka mundësuar ngritjen e kësaj pllake përkujtimore në këtë kulle historike.

Prej figurave të njohura të kohës në rrethin e Malësisë se Gjakovës, për kontributin e tij në çështjen kombëtare ishte edhe Brahim Memia i njohur si Selim Efendi Gashi, i diplomuar si teolog, ai dha kontribut të madh në përhapjen e arsimit përmes xhamive në rrethin e Tropojës. Ai zotëronte gjuhet turke, arabe, perse dhe italiane. Ai hapi medresenë në Tropoje nga ku dolën gjenerata te tera të hoxhallarëve të cilët dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në përhapjen e arsimit në rrethin e Tropojës. Ai shërbeu si mësues i fëmijëve të Tropojës për fe e atdhe, ishte pedagog dhe drejto i Medresesë ne Tirane, Myfti në Gjirokastër, Durrës Vlore e Tropojë.

Selim Efendi Gashi pas vetes ka lëne trashëgimi të bujshme dhe nder ne gëzon respekt për kontributin e tij në çështjen kombëtare, sot Fondacioni “Hasan Prishtina” ka nderin që të sponsorizoj ngritjen e kësaj pllake përkujtimore e cila për brezat e rijnë do te shërbeje si një dritare për të mos harruar kontributin e pashoq të këtij burri të ndritshëm.

Kryesia e Fondacionit “Hasan Prishtina”, në përbërje të Drejtorit Mehmet Prishtina, Gazmend Boletini, Prof. Zahir Kastrati, Qamil Sahiti, Fatmir Idrizi, Xhavit Kastrati vizituan kullën muze të Bajram Currit. Delegacioni përmbylli aktivitetet e ti me homazhe tek busti i Ukshin Hotit në Krushe të Madhe.

Leave a Comment

Your email address will not be published.